Futbolli italian në zi/ Vdes në moshën 33-vjeçare ish-futbollisti i Juventus(FOTO)

Një ngjarje e rëndë ka tronditur botën e futbollit në Itali. Ish-futbollisti i të rinjve të Juventusit, Xhuzepe Rica, ka ndërruar jetën në moshën 33-vjeçare, pas një emoragjie cerebrale në tru.

Futbollisti ishte shtruar në spital para disa javësh. Ai kishte dalë nga koma më 22 qershor dhe gjendja e tij dukej se ishte përmirësuar. Por në orët e fundit pati një përkeqësim të papritur të gjendjes së tij shëndetësore ku më pas erdhi dhe humbja e jetës.

Shumë njerëz të botës së sportit janë prekur nga ky lajm i dhimbshëm, teksa kanë shprehur ngushëllimet e tyre në rrjetet sociale. Nuk mungojnë as 2 juventinët Kielini dhe Bufon.

Rica ka qenë shok skuadre te moshat e Juves, me lojtarë si Markizio, Krishito dhe Xhovinko. Për sa i përket karrierës së tij si futbollit, ai vitet e fundit aktivizohej në ligat e ulta italiane.

Shpërndaje:

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

ten − eight =