Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Gjermanët i japin “lamtumirën” Merkelit me ëmbëlsirën e veçantë

Merkel embelsira e rrale

Pas 16 vitesh në krye të Gjermanisë, kancelarja Angela Merkel do të heqë dorë nga detyra e saj pas disa ditësh. Merkel është cilësuar si “zonjë e hekurt” dhe duket se qytetarët gjarmanë janë lidhur shumë me të.

Për t’i dhënë lamtumirën një kompani tradicionale e prodhimit të marzipanëve në vend ka zgjedhur mënyrën më të ëmbël. Kompania ka krijuar një ëmbëlsirë me fytyrën e kancelares, shkruan Reuters.

“Është një suvenir për tifozët, ose jo-tifozët, e Angela Merkel e cila po përfundon shërbimin e saj. Dhe kështu ne shpresojmë që një ose një person tjetër do ta vendosë atë diku në shtëpi,” tha Thomas Zuber, menaxher të Odenwaelder Marzipan në shtetin e Bavarisë në Gjermaninë jugperëndimore.

“Ne i kemi bërë ato që të zgjasin për dy vjet, kështu që njerëzit mund të zgjasin kohën e Merkel për dy vjet të tjerë,” shtoi Zuber duke qeshur.

Gara është tani për një kancelar të ri të Gjermanisë. Zgjedhjet e 26 shtatorit përballin kandidatin socialdemokrat Olaf Scholz kundër rivalit konservator Armin Laschet dhe Annalena Baerbock te të Gjelbrit./abcnews

Leave a comment