Goditi me shpullë presidentin francez, gjykata dënon me burg 28-vjeçarin francez

Gjykata franceze ka dënuar me 4 muaj burg 28-vjeçarin Damien Tarel, i cili goditi me shpullë presidentin francez Emmanuel Macron.

Ngjarja ndodhi gjatë vizitës së Macron në rajonin juglindor të Drome, ndërkohë që 28-vjeçari u tha gjykatësve se veprimi i tij nuk ishte i paramenduar.

Tarel u akuzua për “sulm ndaj një zyrtari publik”, një vepër penale që dënohet maksimalisht me 3 vite burg dhe një gjobë prej 45 mijë euro, por Gjykata vendosi ta dënojë të riun vetëm me 4 muaj burg.

Sulmi i Tarel ndaj Macron tronditi Francën dhe u dënua nga të gjitha partitë politike. Macron më vonë e përshkroi atë si një incident të izoluar dhe tha se dhuna dhe urrejtja ishin një kërcënim për demokracinë.

Shpërndaje:

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

20 − eighteen =