Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“The Guardian” shkruan për të ardhmen e Armando Brojës: Një javë vendimtare për sulmuesin shqiptar

armandi

Southampton po bindet nga aftësitë e Armando Brojës dhe do të nisë bisedimet me skuadrën e Chelsea-t për të blerë kartonin e sulmuesit shqiptar që zotërohet nga skuadra londineze. Gazeta “The Guardian”, thekson se mbetet për t’u parë nëse lojtari është pjesë e planeve afatgjata të Chelseat.

Situata pritet të bëhet më e qartë këtë javë, me drejtuesit e Southampton të vetëdijshëm se do të interesohen për të nëse transferimi do të jetë i mundshëm.

Tifozët e Chelseat do të duan që Broja t’i jepet një shans. Ata kanë parë lojtarë të dalë nga akademia e Chelsea-t si Mason Mount, Reece James, Trevoh Chalobah dhe Callum Hudson-Odoi të cilët janë kthyer në lojtarët më të rëndësishëm në skuadrën e parë.

Related Posts

Leave a comment