Historia e murtajës: Nuk është një sëmundje mesjetare

Tri raste të murtajës në Kinë u bënë kryefjalë kudo nëntorin e kaluar, duke na kujtuar se Murtaja, sëmundja mesjetare, ekziston edhe sot. Një strehë e kafshëve të egra u mbyll verën e kaluar afër Denver, Colorado, ku u zbuluan brejtës të infektuar. Në vitin 2017, Madagaskari  regjistroi shumë se 2,300 raste dhe 200 viktima.

Rastet aktuale të murtajës, qofshin incidente të izoluara apo shpërthime, janë të ndërthurura me pandemitë e kaluara. Ato na ndihmojnë të kuptojmë pandemitë mesjetare dhe historinë e bakterit Yersinia pestis. Dhe nga ana tjetër, historia e Yersinia pestis pasqyron një histori të re globale.

Deri vonë, ishte e pamundur të dihej me siguri se murtaja moderne dhe plagët e së kaluarës ishin e njëjta sëmundje, megjithëse një sërë provash e vërtetojnë. Pandemia e parë e dokumentuar, e shkaktuar nga Yersinia pestis njihet si Murtaja Justiniane, e cila goditi Egjiptin në shekullin e gjashtë, duke shkaktuar shumë viktima në Europë, Afrikën e Veriut, Lindjen e Mesme dhe Azinë deri në shekullin e tetë.

E dyta, e cila përfshin Murtajën e Zezë u përhap nga shekulli i 13-të në të 18-të. Pandemia e tretë filloi në provincën kineze të Junan rreth vitit 1855. Pandemia zgjati një shekull dhe u përhap në të gjitha kontinentet. Në 1894, në Hong Kong, bakteriologu Alexandre Yersin zbuloi agjentin shkaktar të sëmundjes. Bakteri mban emrin e tij.

Shkencëtarët morën një sekuencë ADN-je të bakterit Yersinia pestis në fund të viteve 1990 dhe në fillim të viteve 2000. Nga 4.6 milion çifte bazë që përbëjnë ADN-në e  Yersinia Pestis , vetëm 50-75 mund të rikuperoheshin nga sekuencat e ADN-së mesjetare.

Në vitin 2011, një ekip prej 16 studiuesve të udhëhequr nga Kirsten Bos, një antropolog Institutit Max Planck, njoftoi se ata kishin marrë dhe rindërtuar gjenomën antike të Yersinia pestis  nga viktimat e Murtajës së Zezë në Londër.

Zbulimi i tyre provoi se të gjitha llojet e sotshme të Yersinia pestis e kanë origjinën nga pandemia e 1347-51. Hulumtimet e mëtejshme gjithashtu e lidhën Murtajën e Justinianit me Yersinia pestis.

Në qershor 2018, një ekip tjetër studiuesish nga Instituti Max Planck, i udhëhequr nga Maria Spyrou, identifikoi gjenomën më të vjetër të Yersinia pestis , që daton 3,800 vite më parë.

Duke kombinuar  Murtajën e kaluar dhe atë sot, studiuesit kanë arritur të hartojnë pemën gjenealogjike të familjes Yersinia pestis . Pema e Yersinia pestis rrjedh nga një paraardhës i përbashkët dhe degëzohet në disa prejardhje që korrespondojnë me shtame të ndryshme të baktereve. Disa nga llojet u zhdukën; të tjerët pësuan mutacion.

Ky hulumtim mbi ADN- në e Yersinia pestis është një shtysë për historianët që të rivlerësojnë rrëfimet historike të murtajës.

Në një kohë kur historianët mesjetarë po punojnë për të zgjeruar fushën e tyre, historia e Yersinia pestis ofron një mundësi të jashtëzakonshme për të sfiduar idetë e gabuara.

Historia e Yersinia pestis fillon në Qinghai, në pllajën tibetiane. Të tre pandemitë  besohet se kanë origjinën nga ky vend.

Rasti i parë i Murtajës Justiniane është zbuluar në portin egjiptian të Pelusiumit gjatë shekullit të gjashtë. Megjithëse sipas historianëve, pandemia e parë e ka origjinën afrikane, në fakt Murtaja e ka origjinën nga Kina qendrore.

Në rastin e pandemisë së dytë, tani janë vërtetuar dy rrugë transmetimi në të gjithë globin: Euroazia dhe rrugët detare jugore, që shtrihen nga Azia Jug-Lindore në Afrikën Lindore.

 

Nuk është rastësi që rastet e fundit të murtajës janë zbuluar afër pllajës tibetiane. Ky rajon formon një ‘rezervuar’ të baktereve falë pranisë së brejtësve. Në maj, një çift mongol u infektua nga murtaja pasi dyshohet se kishte ngrënë veshka brejtësish të gjalla.  Një nga rastet e fundit të murtajës u infektua pasi hëngri një lepur të egër.

Vëzhgimi i rasteve të murtajës tregon se tani kemi në dispozicion një sërë informacionesh, duke zbuluar të dhëna se si mund të jenë përhapur dhe si kanë përparuar pandemitë e të kaluarës.

Popullatat e gjitarëve rezistente ndaj murtajës ofrojnë mikro ambiente të favorshme për mbijetesën e Yersinia pestis . Në pllajën tibetiane, Yersinia pestis mbijeton tek brejtësit dhe pleshtat e tyre.

Macet shtëpiake, qentë  dhe njerëzit, mund të infektohen, ose nëpërmjet ngjitjes së pleshtave ose duke ngrënë mish të infektuar.

Në pjesën jugore dhe lindore të Mesdheut, vektorët kryesorë të murtajës gjatë pandemisë së dytë ishin ndoshta brejtësit e vegjël  në Afrikën e Veriut, gadishullin Arabik dhe Lindjen e Mesme që vazhdojnë të kenë Yersinia pestis edhe  sot.

Gjatë pandemisë së dytë, Alpet,  të  cilët kanë një  popullsi të madhe të brejtësve mund të kishin qenë një burim i murtajës, duke shpjeguar edhe arsyen  pse sëmundja u bë endemike për shekuj në Perëndim.

Murtaja është larg zhdukjes. Vetë ekzistenca e Yersinia pestis dëshmon për historinë komplekse të civilizimeve njerëzore, duke shpalosur njohuri të ndryshme mbi pandemitë globale të së kaluarës. Vëzhgimi  i shpërthimeve të murtajës na ka vënë në dijeni për mjediset mikro dhe makro të favorshme për mbijetesën e Yersinia pestis.

Material i marrë nga: Historytoday/Dosja.al

Shpërndaje:

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

14 − six =