IKMT-ja prish kangjellat e Katedrales Ortodokse, ankohen klerikët

Prej dy  ditësh Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur të prishë rrethimin e Katedrales Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”. Për këtë arsye gjatë ditëve të fundit  kanë protestuar përpara katedrales klerikë e besimtarët të cilët janë shprehur ky veprim vë në rrezik sigurinë e këtij vendi të shenjtë.

Deklarata e Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë, no rx vijon e bëhet më interesante pasi në të shkruhet se rrethimi, qoftë edhe elementar është i domosdoshëm për katedralen, veçanërisht kur bie nata, e sidomos në kushtet e mungesës së sigurisë ku jetojmë sot.

Në notën e protestës shkruhet se vendimi i qeverisë për prishjen e rrethimit, u morën në tetor të 2014-ës pa informuar kishën Orthodokse. Ndër të tjera thuhet se më 2 mars punëtorët e firmës ndërtuese, pa një njoftim zyrtar prenë rrethimin me kangjella dhe shkulën vargun e qeparisave dhe bimëve të tjera dekorative.

Këto ndërhyrje arbitrare përbëjnë rrezik për sigurinë si të sipërfaqes së oborrit ashtu edhe të kateve të nëndhshme. Këto veprime vijnë në kundërishtim me ligjin 10057, që garanton respektimin dhe mbrojtjen e vendeve të shenjta të kishës ortodokse. Sipas tyre këto shkelje, plagosin ndër të tjera edhe bashkëjetesën fetare në vend.

IMG_5329

IMG_5332

IMG_5337

IMG_5368

IMG_5386 2

IMG_5397

IMG_5406

Shpërndaje:

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

six − 3 =