Ja përse 8 mijë trupa ushtarake amerikane pritet të zbarkojnë në Shqipëri

Tetë mijë trupa ushtarake amerikane pritet që të zbarkojnë në vendin tonë në vitit të ardhshëm 2021. Zbarkimi ishte planifikuar të ndodhte këtë vit por ai është shtyrë për në muajt e parë të 2021-shit.

Lajmin e ka konfirmuar zyrtarisht edhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, gjatë raportimit në Komisionin parlamentar të Sigurisë, ku tha:

“Dua të ndaj me ju disa detaje lidhur me një nga stërvitjet më të mëdha, që është zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri. Stërvitja Defender-2021, një stërvitje dypalëshe me SHBA;është e para e këtij lloji në vendin tonë dhe do të marrim pjesë mbi 8.000 trupa amerikane, që do të dislokohen në disa rajone të vendit dhe në disa reparte të Forcave tona të Armatosura. Për më shumë detaje,nëse jeni të interesuar, kam në krah dhe shefin e SHPFA, i cili mund të ndalet dhe më teknikisht nga ana operacionale”. / Arberianews.net

 

Shpërndaje:

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eleven − 3 =