Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ja si po i “josh” Çekia qytetarët që të vaksinohen kundër COVID

-640-0-6103ccf859b5b

Çekia ka gjetur një mënyrë tunduese për të shtyrë njerëzit drejt vaksinimit ndaj COVID.

Të gjithë punëtorët e sektorit publik që janë vaksinuar kundër Covid-19 do të kenë dy ditë pushimi shtesë si masë nxitëse për vaksinim të një pjese sa më të madhe të popullsisë.

“Duam vaksinim maksimal, që të mbrojmë veten kundër infektimit nga jashtë”, tha Kryeministri i Çekisë, Andrej Babis.

Çekia deri më tani ka vaksinuar plotësisht 4.74 milionë njerëz, gati gjysma e popullsisë. Megjithatë, qeveria beson se kjo shifër nuk është e mjaftueshme, duke i marrë parasysh 1.7 milionë infektimet dhe mbi 30.000 vdekjet e shkaktuara deri më tani që nga fillimi i pandemisë.

Kryeministri Babis tha se punëtorët qeveritarë do të mund t’i shfrytëzojnë dy ditët e pushimit në çfarëdo periudhe para fundit të këtij viti, duke i siguruar qytetarët se kjo masë nuk do të jetë barrë për buxhetin e shtetit, shkruan RT.

Related Posts

Leave a comment