Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

JO ME PADIJE, PA ARROGANCË, PA BABËZI. JA SI DUHET TË QEVERISET SHQIPËRIA

RAMA BJERI GAJDES GAJDEXHI
Shqipëria duhet të qeveriset në aleancë me shkencën,  jo me padijen, arrogancën dhe babëzinë. Shqipëria duhet të qeveriset duke lehtësuar tregjet dhe konsumatorët jo nëpërmjet gjobave dhe burgosjeve selektive dhe vetëm për të pa mbrojturit…
Nga Arben MALAJ * –
Më poshte po ndaj me ju një draft ide/propozim e cila njekohësisht eshte edhe një ftesë për nje diskutim kryesisht teknik/profesional. Perballimin e krizave e mungesave dhe cmimeve ne rritje dyshifrore te energjisë dhe produkteve te tjera jetike, ne nuk duhet ta synojmë duke deklaruar se do të garantojme
furnizimi 100 %, pasi çmimet janë 3-5 herë me te larta.
Importimi i 5 milionë euro për te siguruar 5 ditë me 100 % te furnizmit nuk është një politikë e mençur dhe as efektive.
Detyrimi jo vetem moral e politik i qeveritareve është mbrojtja nga rritja e çmimeve dhe e rënies se të ardhurave të disponueshme te shtresave ne nevoje por edhe te klases se mesme nga rritja stratosferike e cmimeve te mallarve jetike , qofte edhe per periudha afatshkurtra.
Objektivi nr 1 i qeverise nuk duhet te jete furnizmi me 100% i enegjise dhe per kedo sepse kjo ka kosto shumë të larta direkt dhe indirekt mbi konsumatoret dhe taksapaguesit ne trajte rritje borxhi qe jo vone mund te imponohet si rritje e taksave.
Një nga parimet kryesore se si njerëzit marrin vendime të mira në jetë është se ata veprojnë më pozitivisht kur lehtësohen për të bërë atë që është e detyrueshme sesa kur ndëshkohen.
Ne duhet te synojme politika publike lehtesuese edhe duke i nxitur me stimuj material konsumatoret individual dhe familjare por pse jo edhe konsumatoret e tjere qe ta kursejne ne maksimum cdo kwh energjie.
Kjo mund te behet duke i paguar cdo individi dhe familje një bonus si te ardhur te drejtperdrejte ne faturen mujore te dritave, per sasine e energjise te kursyer duke zvogeluar importet e energjise me rritje cmimi/subvencioni te frikshme.
Strategjia e qeverisë për te permiresuar mireqeverisje sidomos ne parandalimin dhe manaxhimin e krizave duhet të bazohet në avantazhet e IT, ku Big Date/ të dhëna statistikore sa me te detajuara dhe sa me afatgjate Data Analysys / analizat e të dhënave – të përdoren më gjerësisht dhe më mirë në përmirësimin e hartimit dhe implementimin e tyre veçanërisht në percjelljen e tyre drejtpërdrejte dhe pa vonesa e polikave te mbrotjes, kohezionit dhe solidaritetit social tek shtresat me te prekura.
Objektivi kryesor i cdo politikani duhet të jetë mbrojtja e atyre që preken më shumë dhe me shpejte e sidomos per nje kohe me te gjate nga krizat, Ne kete rast nga rritja e çmimeve për energjinë, ujin, ushqimin dhe strehimin.
Vende të ndryshme në raste të ndryshme e kane perdorur parimin e lehtesive dhe veçanërisht përballë menaxhimit të lehtësuar të krizave sociale e politike ku perfshihen edhe rritja e çmimeve, përdorimi i maskave, grumbullimi i armëve në vendet pas konflikteve civile.
Draft ide/ propozimi konkret parashikon që zbatimi i nje nder 4 parimeve kryesore ne ekonomi te profesior George Mankiew – një personalitet si në fushën e akademisë dhe politikave qeverisese dhe ish kryetar Keshillit te ekonomisteve të Presidentit Bush, si profesor makroekonomise në Universitetin e Harvardit dhe si autori i libri më te shitur të makroekonomisë – ka predispozitën e nevojshme për të qenë pjesë e politikbërjes për të përballuar krizat duke vene ne themel te strategjive anti-krize lehtesimin dhe jo burgimin. Penalitetet kane efektet e tyre plotesuese.
Draft idea/propozimi konkrete perfshin :
1. Bazuar në konsumin mesatar mujore të familjeve dhe konsumatorëve të tjerë, nje pjese e vleres se subvencionit per importet e energjise tju paguhet konsumatoreve qe ulin konsumin ne periudhat e krizave;
2. Burimi i financimit për perfituesin do të jetë – zvogëlimi i subvencioneve që qeveria përdor në formën e rritjes së borxhit ose taksave për çdo kw/h që do të importojë.
3. Ulja e importeve ka efekte pozitive në zvogëlimin e të gjitha kostove indirekte të humbjeve teknike dhe jo teknikave nga importi tek konsumatori përfundimtar, ulet sasia e pergjithshme e importeve.
4. Efekti pozitiv i i shpërblimeve mund te ndikoj pozitivisht ne sjelljen e konsuamtoreve pasi të nxitur nga perfitimet e prekshme cdo muaj, perdorimi me kursim i cdo malli dhe sherbimi mund të kthehet në një sjellje të përhershme të konsumatorit. Kjo mund te arrihet vetëm kur ata e kanë marrë këtë përfitim direkt në faturën e dritave – jo si një ulje e faturës por si një e ardhur nga kursimi i saj dhe perpara aplikimit te TVSH, – gjë që e ul faturën në përgjithësi por edhe sqaron përfitimin e kursimit të energjisë.
5. Ulja e importeve dhe reduktimi i parave që dalin nga ekonomia jonë – ndihmon qe te reduktohet zvogelimi i burimeve të zhvillimit pasi deficiti i lartë tregtar ka këtë efekt negativ si ne zvogelimin e burimeve fianciare te rritjes edhe ne moderimin e luhatjeve te kurseve te kembimit;
6. Përfitimi i drejtpërdrejtë që merr çdo individ dhe familje në faturën e energjisë, por edhe çdo konsumator tjetër, përfundimisht rrit të ardhurat e disponueshme te tyre , veçanërisht të nevojtarëve, individëve dhe familjeve – kjo pasi përshpejtimin e kalimit të parave të përfituara nga energjia kursyer zbut rritjen e kostove të jetesës kritike si energjise, ujit, ushqimeve dhe strehimit.
7. Cdo para e lehteson krizat dhe shkon vetme tek ata qe duhen mbrojtur qarkullon me shpejte ne ekonomi, nqs jo vetem qeveritaret nuk krijojne panik, pa qartesi dhe pa siguri per te ardhmen.
8. Reduktimi i subvencioneve zvogëlon barrën mbi kompanitë dhe buxhetin, zvogëlon rrezikun e borxheve edhe më të rënda që në një mënyrë ose në një tjetër mund te imponojnë më vonë rritje te taksave apo shkurtim te sforcuar te skemave dhe fondeve te mbrojtjes sociale.
Sipas studimeve kur ndertohen paketat anti krize 1/3 e barres fiskale shkon si rritje te taksave dhe 2/3 si shkurtim i shpenzimeve. Ky mesim i hidhur nuk duhet anashkaluar dhe duhet te nxis qeverisjen qe parashikon, parandalon dhe lehteson efektet e krizave natyrore, te cilat behen disa here me te renda kur mbivendosen me krizen e keqqeverisjes dhe krizen e mungeses se integritetit dhe kredibilitetit te politikaneve.
Në këtë rast ne skema dhe shuma e bonusit/incentivues do të veprojmë me mesatare të përafërta te konsumit te cdo konsumatori te energjise.
Në perspektivën afatmesme dhe afatgjatë nuk duhet të nderojmë një sistem statistikash në mënyrë që të hartojmë më mirë dhe të percjellin më shpejt politikat financiare, monetare dhe sektoriale në ekonominë tonë reale, ku rreziqet, paqartësia dhe paniku vrasin jo numrat, por jetën dhe e njerëzve.
I hapur për të diskutuar, debatuar, thelluar dhe bërë efektiv një dështim alternativ për menaxhimin më të mirë të kësaj krize sesa për shtresat që më prekin gjithnjë e më shumë, por edhe për një ndryshim të suksesshëm në hartimin dhe zbatimin e politikave publike.
* Profesor Doktor, ish deputet dhe ministër i ekonomi-financave gjatë qeverisjes së socialistëve, ekspert i fushës.

Related Posts

Leave a comment