Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ju po varfëroni intelektualët z. Kryeministër !

Rama-1 i bojatisur

Nga Erion KRISTO –

Zoti Kryeministër! Ju nuk po tatoni ata që fitojnë më shumë, ju po tatoni punën. Duke ngatërruar qëllimisht të ardhurat dhe fitimin me rrogën. Dhe u merrni njerëzve një të katërtën e rrogës, ndërsa dividenti tatohet 8%.

Pra, ju nuk po tatoni të pasurit siç thoni. Ju po shkatërroni me qëllim shtresën intelektuale të shqiptarëve, që ata të ikin dhe të të mos bezdisin në uzurpimin tënd të gjatë të pushtetit.

Të ardhurat janë kur të vijnë ca lekë, jo kur punon me rrogë. Rroga e mirë nuk ka pse të jetë barrë për individin e kualifikuar.

Ti nuk mund t’u zhvatësh njerëzve një të katërtën e rrogës. Nejse, fati yt që ne nuk mblidhemi. Dhjetëra mijëra njerëz që janë nënshtruar dhe nuk thonë një llaf. Por siç ka thënë i lashti: mos i kërko se nuk të jep, merri se s’thotë gjë! Nuk do na dëmtosh dot, thjesht do na bësh më të mençur.

* Titulli është redaktuar nga Arberia News.net

Related Posts

Leave a comment