Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ka një sekret Kulla Eiffel

Screen-Shot-2017-01-17-at-16.03.39

Fansat më të mëdhenj të Botës së Disneyt kanë dijeni për suitën luksoze brenda kalasë së Hirushes, por a e dini se ka edhe një apartament sekret në majë të Kullës Eifel? Ndryshe nga kështjella, megjithatë, sipërmarrësi Gustave Eiffel e kishte ndërtuar këtë vend epik fshehjeje vetëm për vete – nuk lejoheshin mysafirë.

Nëse do të themi, ku është pamja më e mirë në Evropë, maja e Kullës Eifel me siguri do të jetë një konkurrent. Përfytyroni të zgjoheni në një apartament komod me sfond ngjyra, kabinete druri, dhe një piano të madhe. Pastaj, mendoni veten duke pirë ekspres dhe të hani një briosh ndërsa shijoni panoramën e Parisit nga rreth 305 metra lartësi, në majë të Kullës Eifel. Do të na pëlqente të mendoni, se kjo është pikërisht ajo që Gustave Eiffel kishte në mendje kur udhëzoi ekipin e tij që të ndërtonte kullën (dhe apartamentin) në vitin 1889.

Shkrimtari Henri Girard ka deklaruar se banesa e Eiffelit ishte “e mobiluar në stil të thjeshtë, i dashur për shkencëtarët,” në kontrast me “modernitetin e hekurit të farkëtuar dhe përparimin teknologjik” të kullës. Si mund të imagjinohet, banesa e tij ishte temë e preferuar bisede për elitën pariziane, dhe shumë kërkonin ta merrnin me qira hapësirën e tij. Apartamenti i Eiffel mbeti privat, megjithatë, dhe ai dëfrente vetëm mysafirë, të tillë si Thomas Edison, në disa raste. Po tani… a kemi ndonjë shans?

Në verën e vitit 2016, kompania HomeAway shndërroi një hapësirë konferencë brenda kullës në një apartament. Jo, ai nuk është i njëjtë, por është gjithësesi 57 metra mbi tokë, me dy dhoma gjumi, një serë urbane, si dhe pamje panoramike të Harkut të Triumfit, Sacre Coeur, dhe lumit Seine, nga dyshemeja tek tavani i qelqtë. /bota.al

Leave a comment