Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

KAPITEN MARK RAKA

DOREZIMI-I-ARMEVE-720x415

 

Kapiten Mark Raka u lind ne Shiroke me 20.01.1890. Shkollen fillore e mbaroi ne Shiroke te hapur ne 1876 nga famullitari i asaj kohe Dom Zef Ashta. Shkollimin e metejshem e kreu ne kolegjin Saverian. Me pas dergohet ne Austri ku kryen akademine ushtarake dhe ne vitin 1912 vjen ne Shkoder si oficer i ri, nuk kemi te dhena per aktivitetin e kesaj kohe.

Ne vitet 1913 – 1914 shkon per nje kurs njevjecar ne Bari te Italise. Per kete periudhe Gjon Kamsi shkruan: – E kam njohur dhe ndjeke si shok ne jeten dhe veprimtarine e tij kombetare prandaj po shkruaj per te per tu kujtuar ne rradhen e atdhetareve me ne shenj. Ne vitin 1013, 1914 erdhi me 12 shoke oficera ne Bari per nje kurs plotesimi, qe u mbajt ne rregjimentin  e 10-te te kembesorise nen drejtimin e kapitenit te shquar Karlo Ferri me mbarimin e kursit gradohet Toger i kembesorise Italiane, dhe sherbimin i takoi ta bente ne Rome me 28.12.1914 e zen ne Rome. Italia qe akoma nuk ishte angazhuar ne blloqet e luftes se pare boterore me 30 Tetor pushton Sazanin. Ne keto rrethana grupi i oficereve Shqipetar me qendrim ne Itali protestoi ne menyren me kuptim plote. Me 5 pajtona me flamur Shqipetar parakalojne para insitucioneve shteterore ne Rome. Ne kete dite shperndajne edhe pjata dekorative ne te cilat qe stampuar ne qender shqipja dykrenare dhe bordurat kuq e zi. Nje nga keto pjata eshte ruajtur ne shtepine muze te Gurakuqit e dhuruar nga mesuesi i vjeter Pjeter Pali.

Kete ngjarje ne shenuar ai do ta paguaj me internim. Autoritetet ushtarake Italiane e interpretuan kete veprim sidhe korrespondencen me patriot te tjere me ane letrash (patjeter ne interceptuar nga shteti Italian ) si nje qendrim defakto armiqesor ndaj politikes Italiane ne Shqiperi.

Per keto veprime internohet ne ishullin e Favinianos ne fund te Sicilise perballe Trapanit, atje takohet me Mustafa Krujen i cili per kapiten Raken shkruan : Ne luften e madhe gjendja ne ate vend per dyshime politike e kishte dergu ate si edhe mua ne te njejtin vend, atje kemi kalu bashke ma shume se nje vit. Kisha gjete qysh atehere ne Kapiten Raken shpirtin e nje patrioti, e bashke me kete te nje demokrati te vertete, dy cilesi keto qe eshte e pamundur per nacionalistin Shqipetar me i nda njera prej tjetres .

E kishte vuajtur vete dhe ne familje e pastaj gjate gjithe karrieres se vet shtypjen e Shqiperise dhe te popullit Shqipetar. Kishte dhimbje per popull dhe nje pasion te pa kufi per me i sherby.

Pas hyrjes se SH.B.A. ne luften e pare boterore jepet amnistia por Kapiten Mark Raka reabilitohet edhe si ushtarak , me nderhyrjen e Wilson dhe me mbarimin e luftes se pare boterore njihet edhe shteti Shqipetar, ne kete kuader krijohen regjimentet e milicise shqipetare, Kapiten Rakes i bie detyra ne Gjirokaster dhe krijon regjimentin e  milicise .

Me qe qeveria e Durresit nga nje pjese e atdhetareve shqiptar cmohet si shume  pro Italiane fillon pergatitjet per Kongresin e Lushnjes .

Lidhur me zhvillimet e asaj kohe Ministria e Puneve te Brendshme te qeverise se Durresit e drejtuar nga Myfit Libohova tregon : – Si minister lypsej te ndaloja mbledhjen e Lushnjes me fuqine e gjandarmerise, por trupa ushtarake ishte bashkuar me kongresistet dhe qeveria kishte mbetur pa fuqi. I kerkova Gjeneral Piacentinit ne Vlore, qe me makina bani te mundur qe dy kompani te milicise shqipetare ti dergoje per Lushnje nga Gjirokastra nen komanden e Kapiten Mark Rakes. Kapiten Mark Raka duke qene se e njihte qarte qe me Rome edhe ne internim, politiken e Italise ne Shqiperi vendos kompanite ne kodrat e Lushnjes dhe i con fjale kongresistave me vazhdu punen se ai gjalle nuk zhgulej nga kodrat. Ne kujtimet e Gjon Kamsit thohet se me milicine e Kapiten Rakes ishin planifiku edhe forca Italiane me qendrim ne Vlore por kur moren vesht se shqiptaret nuk e leshojne Lushnjen pa lufte, u terhoqen. Jo vetem qe kongresi vazhdoi pa asnje incident por me trupat qe kishte nen urdher shoqeroi qeverine e Lushnjes me Sulejman Delvinen  Kryeminister deri ne Tirane.

Teksti i historise se Shqiperise kete fakt e permend keshtu: – Kongeresi i Lushnjes ne Janar te 1920 rrezoi qeverine antikombetare te Durresit dhe zgjodhi qeverine e dale nga Kongresi i Lushnjes. Shteti i pavarur shqipetar u rimekemb. Qeveria e vendosur ne Tirane filloi punen dhe rruga per demokratizimin e vendit u hap. Mark Raka dhe shume oficere te brezit te tij per te cilet kishte aq nevoje vendi vihen ne dispozicion te shtetit shqipetar. Ky brez ushtarakesh u ba nje mbeshtetje e forte per qeverine. Gjate kohes qe Zogu ishte minister i Puneve te Brendshme Kapiten Raka ishte komanddat i ushtrise shqipetare .

Ne vitin 1922 shteti shqitar merr vendimin e carmatosjes se popullsise nga armet e gjata. Zogu si minister e mbron Kapiten Raken si komandant i kesaj detyre per Shqiperine e veriut .

Me 06.02.1922 parlamenti shqipetar dekretoi ligjin. Ishte hera e pare ne histrori qe shqipetari te carmatoste shqipetarin, detyra ishte delikate. Pasi kishte kryer pjesen me te madhe te veriut vjen radha e Shales dhe e Shoshit ku problemi per arsye tradicionale bahet ma i veshtire  se ne zonat e tjera .

Fishta si nenkryetar i parlamentit ben perkrahjen e vet permes Hylli i Drites

“-Populli duhet te kete besim ne fuqine dhe vullnetin e qeverise sepse oficeret e edukuar neper shkollat e klerit si Kapitenm Raka, Toger Ndoke Gjeloshi, Major Preng Jaku dhe Toger Preng Tusha jane te gatshem per me ba sherbime te medha atdheut keshtu besojme edhe per oficerat e tjere kudo ne shqiperi.

Fjala e Kapiten Rakes ne Koder Shengjergj ku qene mbledhur burrat e Shales dhe te Shoshit eshte botuar ne shtypin e kohes dhe ne revisten Policia, sot organ i Ministrise se Puneve te Brendshme Nentor 2003

“Kjo ushtri qe ju po shihni sot ne keto male nuk eshte ushtria e turkut qe na ka mbajt ne robni per 500 vjet e as ushtria e Malit te Zi qe ka mesy ketu per me grabit trojet tona me ikjen e Turkut. Kjo sot para jush eshte ushtria shqipetare. Keto ushtar jane bijte e vellezenve te tuj. Keto nuk kane ardhe tju robnojne por duhet te veme rend e qetesi qe deri dje ju e keni vendos me ane te kanunit. Eshte e mira juj dhe e mbare shqiperise qe te camratoseni, per punen, lulezimin dhe perparimin  e atdheut. Mos veni dore as mos demtoni nje njeri me uniforme. Te gjithe jane shqipetar. Ju i dini mire zakonet. Mos i bini ndesh ligjeve te shtetit tuaj. Sot duhet te ecim perpara, duhet te gjithe bashke te punojme dora dores per mekamjen e shtetit te ri shqipetar.

Keshtu arriti te mblidhte armet e krahut edhe ne Shale e Shosh, me mirekuptim si dhe ne krahinat e tjera duke u mirekuptu gjithnji me kreret e fiseve.

Dorezimi i armeve ngjalli admirim dhe habi. Populli filloi me besu.

Teki Selenica ne librin “10 vjet mbreteri”, Tirane 1938 thote se u mblodhen 34140 arme krahu pa asnje gjakderdhje. Pa dyshim merite e jashtezakonshme i takon Kapiten Mark Rakes qe u tregu oficer me gjykim te mprehte, edhe si ushtarak edhe si diplomat.

Te gjitha shtresat e shoqerise u treguan te vemendshem ndaj ketij fenomeni. Keshtu ndodhi edhe me atdhetarin Kel Marubi, qe i thirri njerezit pjesemarres dhe i perjetesoi ne fotografi kete akt heroik me rendesi kombetare.

Fotografia u quajt prej tij “Dorezimi i armeve Kapiten Mark Raka dhe Bajraktari i Shales Lush Prela”, fotografia rezulton me vlera te jashtezakonshme artistike dhe eshte nje dokument i vertete historik dhe artistik. Te gjithe personazhet ne fotografi jane te njohur .

Fotobook – London – 2000 – faqe 302

Albania volto dei Balcani – Tonino – 1996

Por talenti i tij ushtarak dhe veprimtaria e tij patriotike spikasin edhe nje here gjate Revolucionit te Qershorit 1924, ku ai me kerkese te Gurakuqit qe ne ate kohe ndodhej ne Shkoder vehet ne sherbim te tij dhe te qeverise se Fan Nolit.

Si komandant i kembesorise se batalionit te trete ne Shkoder i lidhur me forcat me perparimtare te qytetit ai merr pjese  ne operacionin e rrethimit te Prefektures se Shkoderes. Pasi clirohet Shkodra nga forcat Zogiste me propozim te Gurakuqit dhe te Hasan Prishtines, caktohet komandant per clirimin e Lezhes, Krujes dhe Tiranes.

Me 08 Qershor me forcat qe komandonte kryen clirimnin e Lezhes duke e thyer me turp ushtrine Zogiste qe komandohej nga Majori Austriak Gilardi.

Me 10 Qerdhor hyn nder te paret ne Tirane. Profesor Xheladin Kosturani ne nje studim per Revolucionin e Qershorit thote se ne shtypin e kohes shkruhej:

Madje ma i pari qe hyn ne Tirane me pushke ne dore dhe me reparte te rregullta qe Kapiten Mark Raka, ne oren 11:15. Pjesa tjeter e ushtrise kombetare ndodhet ne Fushe te Krujes dhe po i  drejtohet Tiranes me hapa te shpjeta.

Ne qeverine e Fan Nolit eshte komandant i pare per disa kohe dhe me vone emrohet Komandant i ushtrise per operacionet ne Qarkun e Shkodres, detyre te cilen e kryen deri ne hyrjen e forcave Zogiste me 24.12.1924.

Si kundershtar i hapur i rregjimit te Zogut nuk iken por arrestohet dhe internohet ne kalane e Krujes bashke me atedhetare te tjere, pasi del nga burgu pushon cdo aktivitet dhe shkon prane familjes. Duke pare tentativat e Zogut per ta eleminuar fizikisht kerkon te dale jashteshtetit “per mjekim” ne Cetine.

Vdiq me 19 Gusht 1926 ne nje aksident automobilistik.

Trupi bashke me arkivolin vendoset ne shtepine e nje shqipetari me banim ne Cetine ku te merguarit politik, Shqipetar te Cetines dhe te Malit te Zi dhe banor bejne homazhe prane trupit te te ndjerit. Komandanti ushtarak i Cetines urdheron qe te varroset me nderimet ushtarake sipas Grades.

Musrafa Kruja qe e kishte njohur ne Faviniano dhe ne Shkoder, ku ishte prefekt te gazeta Liria Kombetare me 01 Shtator 1926 shkruante me rastin e vdekjes:

“Vargut te deshmoreve te kombit shqipetar iu shtua edhe nje verige e re, se Kapiten Mark Raka qe nder ato oficera shqipetar qe dinte te pajtojne disiplinen ushtarake pa te cilen asnje komb ne bote s’mund te mburret se ka ushtri, me ndjesine patriotike pa cilen  asnje popull nuk mund te qendroje si shtet me vehte, se ai kishte dhimbje per popullin e nje pasion te pakufi per ti sherby, se energjia , mjeshteria e trimeria e tij si komandant e si ushtar ishte me te vertete e pa shoqe. Ai karakterizohej nga dy cilesi:  Shpirti i patriotit dhe bashke me kete te nje demokrati te vertete, se ai me burreri te pa shoqe e mbajti deri ne fund besen qe i dha Gurakuqit ne Shkoder.

 

Eshte interesante me permend kujtimet e At Benardin Palaj deshmitar i gjalle i nates se 24.12.1924 kur ne Shkoder vjen lajmi se Zogu po hynte ne Tirane me Matjanet e tij dhe ushtaret Rus te Vrangelit ,

Qyteti ziente. Kapiten Mark Raka dhe Ndoke Gjeloshi marrin ne dorezim prefekturen sepse prefekti kishte ikur. Qesin kasnecat me thirre perfaqesuesit e popullit, mundohen me ba nje qendrese ushtarake por u pa mire se vec Vase Kirit , Ndoke Gjeloshit , Gasper Palit , Kapiten Mark Rakes , Gasper Mosit , Adem Boletinit  te tjeret nuk kishin  mendje qendrese.

Del Kapiten Raka si komandant i grupit te oficerave me lyp prej qytetit nderen e armeve duke i thene popullit : Ju e dini se ne jemi ushtar dhe armet nuk jua dorezojme kurre kacakeve. Shkodra ne dashte me qendrue ne kena me vdeke te paret. Ndoke Gjeloshi donte me ngrehe shoket rreshan, me shpall shtetrrethimin dhe me arrestu e me vra oficerat tradhetar kudo ku shiheshin se po bishtnojne .

Raka Kryekomandant i pergjegjshem, me shoke i bute dhe i arsyeshem, me te jashtem ushtar, oficer nacionalist. Propozimit te konsullit Italian me liru ushtrine ai iu pergjigj menjehere.

Ne nuk kishim luftu kundra Ahmetit po te dojshim me e shit indipendencen e popullit shqipetar.

Shume ma vone mbasi doli prej burgut e donte me shku ne Cetine u poqem bashke disa here, folem gjane e gjate per nje levizje; te mramen here ne gjimazin tone ne ode te harxhit, e u morem vesh keso dore, me ngushtue Jugosllavine me bashkepunue me elementin nacionalist e te shendosh nen mbulojen e diplomacise Franceze per me zhba nje gabim te saj qe nuk rrjedh as prej Gurakuqit e as prej Gurakuqaneve, por drejt per drejt prej Ahmetit e Nincic e Lazarovicit ambasadori Serb ne Tirane.

Me bjen ne mend si sot kur u falem ne ma te mramen here me te ngratin Rake, te cilin para kesaj kohe nuk e cmojshe pse nuk e njifshe. Tuj me marre doren, ne kamb me tha: “Per LL mos mendo sepse po qe se don me i nderru fjalet kur te vijme ne Shkoder asht kollaj puna e tij”.

Ju vec bani cmos qe kryengritja te filloje ne Jug dhe ne Diber, me bashkepunu me Jugosllavi vetem per nje Shqiperi – Zvicer Ballkanike po, por me baze te sigurta e me njerez uzdaje, te patrandshme per TE po se po por edhe per ne, dojshe me i thane, dhe i thashe Ruju L.L., por ai ushtar nuk e di a e bani te veten idene teme.

U ndame per mos me u pa ma ne kete jete. Mbas pak kohe prej Pader Marjan Preles famullitari i Grudes, mora vesh se ne nje mbledhje qe u ba ne Qele qe tij tuj fole per nje program qe u kishte ardhe, me tha qe ishte ma i urti i asaj pleqnie. Asnje nuk flite fjale ma te matuna se ai.

Duke qene se ishin arratis bashke dhe ndodhej ne Cetine fjalen ne varrim e mbajti Dom Lazer Shantoja, nje nder miqte me te ngushte te tij.

“Deshmor re edhe ti,! Vdiqe ne rruge te madhe si ushtrar, vdiqe ne detyre, bash ne nje kohe kur vepra, energjia dhe trimeria jote ishin te nevojshme ma shume se kurre per clirimin e shqiperise tone. Ne kllapi te vdekjes ke pamun shoket e bashkepuntoret tuaj, te largetit e te afertit, oficerat ne mal, Shqiperine ne veriga, prej Vermoshit deri ne Himare te tana viset e saja ku kamba yte shkeli, qytetet tona Shkoder, Lesh, Durres, Tirane e Vlore ku ndersa lufta e revolucione hyne, dole gjithhere ngallenjyes.

Shko krenar o Kapiten Mark Raka! E kur kane me te dale perpara deshmoret e Shqiperise na u fal me shendet! Na e rrok Gurakuqin me shoke, pershkruja gjendjen e Shqiperise se mjere, Popullin e robnum, token e shitun, burrat nder burgje, nacionalistat rrugash, ndersa tirani i ketij populli tallet nder vila luksoze si Neroni! Por thuja atyre shokeve se ditet e tiranit jane te numruara.

Ushtria e Malit te Zi ka ndertu nje lapidar ne vendin e ngjarjes Lapidar i cili ekziston edhe sot e kesaj dite.

Ma vone Ernest Koliqi ka shkru nje poezi per Kapiten Mark Raken ndersa Dom Lazer Shantoja shkruan ne 1927 nje poeme dramatike “Kuvendi i Deshmoreve” ku personazhet jane Ismail Qemali, Bajram Curri, Luigj Gurakuqi, Elez Isufi, Avni Rustemi, Zija Dibra, Mark Raka, Ora e Shqiperise, Zanat.

Prof. Ndoc Raka nipi i Kapiten Mark Rakes punoi me perkushtim per te ndricu figuren e Kapiten Mark Rakes dhe insitucionalizu kthimin e eshtrave ne atdhe. Kontributi i tij ka qene i madh per te grumbullu dokumentacionin per jeten dhe vepren e Kapiten Mark Rakes dhe fale interesimit te tij me 04.11.1993 eshte dekoru nga Presidenti i Republikes me “Urdherin per Veprimtari Patriotike te Klasit te Pare”.

 

 

Dr. Luigj  Raka

 

Shkoder me 22.09.2017.

Leave a comment