Karantinim i pjesshëm, politika e re kundër Covid-19

Mbyllja e shënjestruar: Politika e re e vendeve të botës kundër koronavirusit

Nga Exit News 34 min. më parë
Mbyllja e shënjestruar: Politika e re e vendeve të botës kundër koronavirusit
Qeveritë e botës po zbatojnë politika të mbylljeve të shënjestruara gjeografikisht për të përballuar valën e dytë të virusit. Shumë nga vendet e Evropës dhe shtetet e Amerikës po mbyllin qytetet, lagjet, me numrin më të lartë të infektimeve.

Por le të shohim se si e shpjegojnë ekspertët amerikanë këtë qasje të re, mbyllje të shënjestruar, kundër koronavirusit:

Pse është e rëndësishme mbyllja e targetuar:

Mbylljet e shënjestruara mund të ngadalësojnë shpërthimet e shfaqura dhe mund të zvogëlojnë ndikimin e mbylljes në ekonominë e përgjithshme të vendit.

Por, qeveritë rrezikojnë një reagim negativ nga zonat e mbyllura, protestat e banorëve kundër masave ndaluese, duke e bërë të pamundur mbajtjen nën kontroll të virusit.

Përhapja e kësaj politike në botë:

Qyteti i Nju Jorkut në fillim të tetorit vendosi të izolojë lagje të vecanta, kufiziojë aktivitetin ekonomik në to, ndërsa vazhdonte rihapjen diku tjetër.

Kryeministri britanik Boris Johnson të hënën vendosi të njëjtën gjë për Mbretërinë e Bashkuar, duke vendosur një sistem përshkallëzimi tre-shkallësh të bllokimeve në bazë të qytetit ose rajonit.

“Ne nuk duam t’i kthehemi një bllokimi tjetër kombëtar,” i tha Johnson Parlamentit Britanik. Por “ne nuk mund ta lëmë virusin të përhapet”.

Çfarë ka të re:

Disa studime të hershme tregojnë se bllokimet me shënjestër të caktuar mund të shuajnë shpërthimet në mënyrë efektive, duke lënë ekonomitë e qyteteve dhe rajoneve kryesisht të paprekura.

Një letër e botuar nga një ekip ekonomistësh në korrik gjeti se një mbyllje më e saktë, e përqendruar në vendet ku përhapja virale ishte më e zakonshme mund të kishte ulur 50 përqind humbjet ekonomike në Neë York, në krahasim me bllokimin e plotë.

Për sa kohë që shpërthimet e reja janë në fazën e parë, bllokimet e shënjestruara mund ta ndërpresin me efikasitet përhapjen.

Shpërndaje:

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

11 − three =