Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kishte harruar mikrofonin hapur/ Gazetarja shkakton skandal në Spanjë, koment racist ndaj lojtarit të Real Madrid

Eduardo

Eduardo Camavinga u prezantua si lojtari më i ri i Realit të Madridit. Francezi 18-vjeçar zbarkoi mbrëmjen e së martës në Spanjë dhe në orët e paradites së kësaj të mërkure kaloi një tjetër ekzaminim mjekësor dhe u stërvit për herë të parë me shokët e tij të skuadrës.

Ndërsa imazhet e Camavingas në Bernabeu rrodhën në ekran me rastin e prezantimit të tij erdhi një surprizë e keqe. Në sfond u dëgjua një fjali e shqiptuar nga një gazetare: “Ky djalë është më i zi se kostumi”. E pamundur të keqkuptohen ato fjalë. vbMenjëherë në rrjetet sociale, shumë tifozë kërkuan nga RTVE (Televizioni publik spanjoll) të sqarojë për të gjetur përgjegjësin.

Related Posts

Leave a comment