Konservatorët europianë “shuplakë” Ramës: “Ndryshimet kushtetuese kundër standarteve të BE-së!”

Partia e Koservatorëve dhe Reformatorëve Europianë ECR ka dënuar me forcë miratimin e ndryshimeve kushtetuese në parlament.

Sipas ECR, veprimi i njëanshëm i Ramës, për të ndaluar partitë e opozitës të krijojnë koalicione elektorale, shkon kundër orientimit europian të Shqipërisë dhe rekomandimeve të OSBE.

Koservatorët dhe Reformatorët i kanë bërë thirrje Ramës, që t’i qëndrojë marrëveshjes së 5 Qershorit, e cila u miratua me konsensus.

Deklarata e plotë e Partisë së Konservatorëve dhe Reformatorëve Europianë – ECR:

Partia e Konservatorëve dhe Reformatorëve Europianë- ECR dënon me forcë thyerjen e qëllimshme nga kryeministri Rama të konsensusit që partitë politike në Shqipëri arritën në 5 qershor me mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, për Reformën e Kodit Zgjedhor të Shqipërisë.

Veprimi i njëanshëm i qeverisë Rama për të ndryshuar Kushtetutën, duke ndryshuar rregullat elektorale vetëm disa muaj para zgjedhjeve të planifikuara, me qëllim për të ndaluar partitë e opozitës të krijojnë koalicione elektorale, shkon kundër orientimit europian të Shqipërisë.

Partia e Konservatorëve dhe Reformatorëve Europianë-ECR është shumë e shqetësuar me këtë praktikë, e cila është në kundërshtim të rekomandimeve të OSBE-së për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe që është i papajtueshëm me standartet dhe normat demokratike të NATO-s dhe vendeve anëtare të BE-së. Partia e Konservatorëve dhe Reformatorëve Europianë – ECR i bën thirrje partisë qeverisëse në Shqipërisë ti qëndrojë Marrëveshjes së 5 qershorit për Reformën Zgjedhore dhe kodifikimit të saj të miratuar në mënyrë konsensuale, që është tani ligj.

Shpërndaje:

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × four =