Koronavirusi del jashtë kontrollit, ky shtet ballkanik mbyll shkollat, qendrat tregtare e restorantet

Vala e dytë e Covid ka detyruar edhe Bullgarinë që të mbyllë shkollat, restorantet, qendrat tregtare dhe palestrat deri në 21 dhjetor.

Kufizimet, të cilat do të fillojnë nga e premtja, kanë për qëllim parandalimin e mbingarkesës së sistemi shëndetësor dhe ndalimin e përhapjes së infeksioneve, në vendin e Ballkanit me 7 milionë banorë.

“Zvogëlimi i kontakteve sociale ose karantina janë provuar të kenë ndikim te COVID-19. Për të lehtësuar presionin mbi spitalet që janë në prag të kapaciteteve, ne po vendosim masa për tri javë, ” tha kryeministri Bojko Borisov.

Ashtu si pjesa më e madhe e Evropës Qendrore dhe Lindore, Bullgaria e kaloi valën e parë të pandemisë COVID-19 relativisht mirë në pranverë, por rastet kanë shënuar rritje në të gjithë rajonin këtë vjeshtë.

Bullgaria regjistroi 4,382 infeksione të reja të mërkurën, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 129,348.

Rreth 6,365 njerëz janë në spitale dhe rreth 400 prej tyre janë në kujdes intensiv. Spitalet janë të tensionuara, me staf të reduktuar, për shkak të infeksioneve në rritje të personelit mjekësor.

Sipas të dhënave, Bullgaria kanë qenë e treta në Bashkimin Evropian sa i përket vdekjeve nga COVID-19 për 100,000 banorë, gjatë 14 ditëve të fundit, pas Belgjikës dhe Republikës Çeke. Në total, 3,226 njerëz në Bullgari kanë vdekur nga COVID-19 këtë vit.

Shpërndaje:

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

18 + 13 =