ME KOSOVËN, SERBËT I KANË HYRË DETIT NË KËMBË

Nga Spartak NGJELA –

Të gjitha luftërat që janë bërë për çlirim kombëtar nga një pushtues, kanë sjellë në histori një aksiomë historike, e cila nuk është shkelur asnjëherë: Pushtuesi i mundur në një luftë Çlirimtare nuk mund të përfitojë asgjë nga shteti që u çlirua me luftë prej tij. Se kjo, në histori, quhet luftë patriotike për çlirim kombëtar.

E pra: a e dinë serbët, që janë sot krerë të Serbisë, këtë aksiomë.

Ja dhe e dinë, e pastaj? Ata nuk janë fare në perimetrin mendor të një politikani normal.

Kanë ëndërra patologjike pushteti, dhe vazhdojnë të gënjejnë popullin e vet, të gënjyer në dy shekuj. Kërkojnë që ta mbajnë gjallë urrejtjen antishqiptare.

Dhe janë edhe mëndjelehtë, që armatosen vazhdimisht. E dini pse? Sepse gënjejnë serbët e mashtruar në tre shekuj, duke iu thënë që ” Serbia tani po bëhet fuqi e madhe, dhe do ta çlirojë Kosovën me armë”.

Në fakt, krerët e sotëm të Serbisë: Vuçiç, Daçiç dhe Vulin, tallen me popullin e tyre, që ta sundojnë gjatë. Por, sakaq garantojnë dhe një pushtet që as vetë nuk e dinë pse e duan.

Por, a mos jemi këtu në një politikë të hollë ultra të gënjeshtërt, e cila bëhet për të lodhur ekstremizmin serb, që ta shpëtojnë Serbinë nga një ekstremizëm, i cili mund ta varrosë përfundimisht si shtet, nga forca që mund të ushtrojë në këtë rast Uashingtoni dhe Berlini?

Kjo, dihet që është një politikë me gjasë në histori, por Vuçiç e Daçiç nuk mendoj se janë në këtë nivel politik me intelektin e tyre.

Atëherë…

Asgjë. Serbët i kanë hyrë detit me këmbë. Do lodhen, sigurisht. Kurse politika shqiptare, në Prishtinë dhe në Tiranë, duhet të vijojë, pa çarë kokën fare, drejt marrëveshjeve juridike thelbësorë që vijojnë rrugën e Bashkimit Kombëtar.

Shpërndaje:

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eleven + nineteen =