Kriza e Covid-19, të ardhurat në buxhet bien me 290 mln euro

Me të ardhurat që kanë rënë me 10.3% për 9 mujorin, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, nga -3% që ishte parashikimi në buxhetin e rishikuar, financat po detyrohen që të rudhin dorën për të kryer shpenzimet.

Ministria e Financave njoftoi se Performanca paraprake e treguesve fiskalë të konsoliduar për periudhën 9 mujore Janar – Shtator 2020 reflekton ecurinë e mbledhjes së të ardhurave dhe realizimit të shpenzimeve gjatë periudhës së pandemisë dhe lehtësitë fiskale në shtyrjen e mbledhjes apo zerimin e disa taksave. Performanca paraprake reflekton gjithashtu rritjen e shpenzimeve në ndihmë të bizneseve dhe individëve të prekur gjatë periudhës së pandemisë dhe ecurinë e investimeve në kuadër të prioriteve të Qeverisë..

Të ardhurat totale për 9-mujorin e vitit 2020 u realizuan në masën 99 % të planit të 9-mujorit, rishikuar me Aktin e fundit Normativ të Buxhetit.

Shpenzimet e përgjithshme publike, për 9-mujorin e vitit 2020, u realizuan në masën 92% të planit të periudhës. Në shpenzimet e përgjithshme publike, përfshihet edhe Paketa Financiare Anti COVID-19, e parashikuar përmes dy akteve normative të Buxhetit të vitit 2020.

Në përputhje me parashikimet buxhetore dhe të indikatorëve makroekonomikë, niveli i deficitit në muajin e nëntë të vitit 2020 rezultoi në rreth 58.42 miliardë Lekë, 31.6% më i ulët nga planifikimi prej rreth 85.39 miliardë Lekë…/Marrë i shkurtuar nga Monitor/

Shpërndaje:

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

20 − twenty =