Kryepeshkopi i Mynihut kërkon dorëheqjen, merr përsipër përgjegjësinë për abuzimet seksuale në Kishë

Papa Françesku refuzoi këtë të enjte dorëheqjen që Kardinali Gjerman Reinhard Marx, kryepeshkop i Mynihut, i kishte kërkuar në 3 qershor 2021 përmes një letre të dorëzuar. Shkak i vendimit të Papës për refuzimin e kësaj kërkese, u bë pranimi i situatës nga Kardinali Reinhard Marx, pasi ai shkruante se mbante përgjegjësisë për “katastrofën e abuzimit seksual nga ana e meshtarëve të Kishës në dekadat e kaluara”.

Në përgjigjen e kthyer,  Papa Françesku shkruan se: “Kjo është përgjigja ime, i dashur vëlla. Pajtohem me ty që është një katastrofë historia e trishtuar e abuzimit seksual dhe mënyra sesi Kisha iu afrua kësaj situate deri vonë. Të bëhesh i vetëdijshëm për hipokrizinë në mënyrën se si e jetojmë besimin tonë është një hir dhe hapi i parë që duhet të hedhim. Ne duhet të marrim përgjegjësi për këtë histori, si individë dhe si komunitet. Ne nuk mund të qëndrojmë indiferentë përballë këtij krimi”.

Kisha po heton pretendimet e abuzimit në një tjetër kryepeshkopatë gjermane, Këln, pasi një raport në mars gjeti qindra viktima atje.

Vitet e fundit janë vënë re protesta të shumta nga Kisha në Gjermani, jo vetëm për abuzimet seksuale, por edhe për qëndrimet konservatore ndaj marrdhënieve të së njëjtës gjini.

Kisha e Gjermanisë ka një ndikim të madh në mbarë botën, pjesërisht për shkak të pasurisë së saj. Taksat e paguara nga anëtarët dhe të mbledhura nga qeveria e bëjnë atë më të pasurën në botë.

Shpërndaje:

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × 2 =