KUJT TI BESOJMË BE-SË, APO PARLAMENTIT TË “PYKAVE” POLITIKE

Nga Xhovan SHYTI –
Pas vendimit për ndalimin e pranisë së medias në Kuvend, me përjashtim të grupeve të RTSH dhe ATSH-së shtetërore, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë (UGSH) i adresoi kërkesë Kuvendit kur ndër të tjera i kërkoi specifikim dhe sqarim mbi këtë vendim të pazakontë të ngjashëm me ato të rregjimeve komuniste.
Ditën e djeshme, ndërsa grupet e interesit të gazetarëve dhe reporterëve të politikës zhvillonin protestën e parë kundër këtij urdhëri, Kuvendi  iu përgjigj UGSH-së duke nënvizuar  se nuk bëhej fjalë për aplikim çensure, por për “vendim të Byrosë mbi ndryshimin e Rregullores së akreditimit të medias dhe të sistemit audio-video të transmetimit të mbledhjeve të komisioneve parlamentare”.
“Duke ndjekur me vëmendje të veçantë shqetësimet e ngritura nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, gazetarët e akredituar në Kuvend, si edhe përfaqësues të tjerë të medias, Kuvendi i Shqipërisë sqaron si më poshtë:
Prej vitesh komisionet parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë kanë pasur mangësi në regjistrimin dhe dokumentimin e mbledhjeve. Vetëm katër nga tetë komisionet e përhershme parlamentare kanë qenë të pajisura me mikrofona statikë dhe sistem regjistrimi të mbledhjeve.
Sistemet e regjistrimit në katër komisione kanë qenë me teknologji të vjetëruar, ndërsa komisionet të cilat nuk ishin të pajisura me sistem audio, i regjistronin mbledhjet nëpërmjet diktofonëve, proces që ka shfaqur jo pak herë probleme për zbardhjen e mbledhjeve, për shkak të cilësisë së dobët të regjistrimit.
Gjithashtu, prania e kamerave të shumta në korridoret e Kuvendit dhe komisionet parlamentare krijonte vështirësi për menaxhimin dhe mbarëvajtjen e mbledhjes për shkak të ambienteve shumë të vogla të sallave ku zhvillohen mbledhjet, por edhe kalimi i kabllove, nëpër dritaret e komisioneve gjatë transmetimeve të drejtpërdrejta, ka qenë i vështirë…”, theksohej në tekstin që Kuvendi i adresonte UGSH, ku për të argumentuar se në këtë vendimarrje nuk kishim të bënim me vendim çensurues por me përbushjen e një standarti  bashkëhohor, që do ta bënte më të shqueshme transparencën në dhenien e informacionit, futej si “pykë” konsultimi, rekomandimet dhe dakortësia me Bashkimin Europian (BE).
“Sistemi audio-video nuk është një model i krijuar nga Kuvendi i Shqipërisë, por një model informimi që zbatohet në Parlamentin Europian, si edhe në mjaft parlamente të vendeve të BE-së, si: Suedi, Francë, Angli, Austri, Estoni, Gjermani, Finlandë, etj.”, komunikonte Kuvendi duke përmendur dendur se:
“Rekomandimet e Progres-Raporteve të Komisionit Europian për Shqipërinë të viteve 2013-2014 kishin theksuar nevojën e rritjes së transparencës dhe përfshirjes së shoqërisë civile në procesin legjislativ, si edhe përmirësimit të informimit të publikut mbi aktivitetet parlamentare dhe dokumentacionin parlamentar…
Sistemi i ri audio-video është rekomanduar, financuar, konceptuar dhe ndërtuar nga Delegacioni i BE-së në Shqipëri, nëpërmjet Programit IPA 2014 të Komisionit Europian për Shqipërinë, dhe Kuvendi është përfitues i këtij projekti/modeli të ri. Edhe specifikimet teknike të ndërtimit të këtij sistemi u përcaktuan dhe miratuan nga Komisoni Evropian, bazuar në standardet dhe përvojat më të mira të parlamenteve të vendeve të BE-së…
Sistemi i ri rrit transparencën parlamentare dhe nuk e kufizon aksesin e gazetarëve, por e rregullon atë. Gazetarëve u mundësohet transmetimi i mbledhjeve të të gjitha komisioneve dhe ata zgjedhin vetë, në liri të plotë, informacionin që do të transmetojnë…
Projekti i sistemit u ndërtua në vitin 2015. Ndërtimi i sistemit filloi në janar 2018 dhe përfundoi në korrik 2019. Në qershor 2020 sistemi u certifikua nga misioni i auditit të BE-së…
Sigurojmë gazetarët, mediat dhe publikun se transparenca mbetet një objektiv prioritar i axhendës parlamentare dhe garantojmë se Kuvendi i Shqipërisë do të vazhdojë të jetë në dispozicion të medias së lirë e të pavarur dhe publikut të gjerë”,  përfundonte tekstinformimi i Kuvendit të Shqipërisë adresuar UGSH, lidhur me vendimet e Byrosë mbi ndryshimin e rregullores së akreditimit të medias dhe të sistemit audio-video të transmetimit të mbledhjeve të komisioneve parlamentare.
Pa dashur të bëjmë komente le të sjellim më poshtë tekstreagimin e delegacionit të BE-së në Shqipëri, të ardhur pasditen e djeshme, vetëm pak orë pas atij informueso-sqarues të Kuvendit. Ky tekst del të jetë krejt i kundërt me nga sa sqaron Parlamenti duke sjell çoroditje dhe ngritur pyetjen: Kujt duhet ti besojmë, BE-së apo  Kuvendit të “pykave” politike?
 Me anën e dy mesazheve të postuara në rrjetin social Twitter, “EU in Albania” vlerëson se mbulimi i seancave në Kuvend nga gazetarët është element i rëndësishëm i një demokracie liberale, duke shprehur keqardhjen që vendimi nga Byroja u mor para se të kishte një konsultim me mediat dhe grupet e interesit lidhur me ndryshimin e rregullores.
Ja teksti i plotë i dy mesazheve të BE-së:

 “Dëgjesat publike dhe qasja e mediave në Parlament për të mbuluar punën e seancave dhe komisioneve të tij janë elemente të rëndësishme të një demokracie liberale. Keqardhje për mungesën e konsultimeve me mediat përpara miratimit të rregullave të reja nga Parlamenti. Këto rregulla nuk janë në përgjigje të udhëzimeve të BE-së ose këshillave të dhëna nën ndihmën e IPA-s, të nisura në këtë kontekst në vitin 2014″. “Arberianews.net Screenshot 19 2

THEKSOJMË: Shkrimi është ekskluziv i “Arbërianews.net”, dhe gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Arbërianews.net” si dhe vendosjen në pjesën fundore të linkut të burimit. Nëse kjo nuk konstatohet çdo shkelës  i ekskluzivitetit referuar Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016, do të mbajë përgjegjësi

Shpërndaje:

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

19 − six =