Kur veprat publike përdoren si propagandë për festat

Andej nga fundi i viteve 70’ Partia kishte marre vendimin se Shqiperia duhet te prodhonte traktore. Nuk kishte rendesi se cfare prodhohej, as kostoja. Madje nuk kishte rendesi as nese traktoret funksiononin. Thjesht Shqiperia duhet t’i tregonte botes se mund te prodhonte teknologji me forcat e veta….
Nga Klodian Tomorri –
Pas aksionit, ne vitin 1978, Mehmet Shehu hipi mbi nje grumbull hekurash me forme traktori per te bere ziliqare armiqte e Shqiperise. Shqiperia kishte prodhuar traktorin e pare, pa ndihmen e Kines dhe Bashkimit Sovjetik. Shkemb graniti qe nuk ia kishte nevojen askujt.
Partia dhe Mehmeti nuk jane me. Por Shqiperia ka mbetur njesoj. Dy dite me pare qeveria dergoi me urgjence dy ekskavatore ne llucen e Akernise, ne vendin ku do te ndertohet Aeroporti i Vlores. Nuk ka rendesi nese ekskavatoret punojne apo jo ne terrenin me balte. Qeveria duhet t’i tregoje popullit se Aeroporti po fillon te ndertohet.
Me shume gjasa, fati i ekskavatoreve te zhytur ne balten e Nartes do te jete si ai i traktoreve te Mehmetit. Kryeregjisori ka vendosur qe ndertimi i Aeroportit duhet te filloje ne diten e festes se pavaresise. Dhe show do te behet pavaresisht rezultatit.
Ne fakt Aeroporti i Vlores nuk ka projekt. Nuk ka studim, nuk ka leje ndertimi. Eshte akoma ne zone te mbrojtur dhe mbi te gjitha nuk ka marreveshje financimi. Ku jane parate, qe do te ndertojne Aeroportin, cila eshte banka qe ka marre persiper financimin e 110 milione eurove?
Te gjitha keto nuk ekzistojne. Por ekskavatoret jane aty. Njesoj si traktori i Mehmet Shehut. Ne diten e Pavaresise, Vlora u be me aeroport. Sepse kryeregjisori kishte vendosur ashtu.
Shpërndaje:

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × 2 =