Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

KUSH FSHIHET PAS  SULMIT TË PORTALEVE KLIENTELISTE NDAJ KOMPANIVE TË MIELLIT?

mielliiiii-750x500

Nga Xhovan SHYTI –

Nëpërmjet një invesigimi ekskluziv “Arbera News” raportoi të vërtetën lidhur me rritjen e çmimit të bukës me vetëm dhjetë lekë.

Investigimi mori shkak nga publikimi që disa portale klienteliste, për arsye klientelizmi, raportuan se çmimi i rritur me vetëm dhjetë lekë ishte rrjedhim i politikës monopol dhe marrëveshjes së fshehtë të “mafias së miellit”. Një konkluzion ky i ardhur pasi më parë citohej një vendim i Autoritetit të Konkurencës.

Mirëpo sa qëndronin raportimet e portaleve klienteliste? Dhe çfarë zbuloi “Arberia Neës” gjatë investigimit?

Më parë të citojmë vlerësimin e Autoritetit, që ishte dhe strumbullari mbi të cilin thurreshin shkrimet e portaleve klienteliste.

“Autoriteti i Konkurencës ka reaguar dhe ka nxjerr një vendim për rritjen e çmimit të miellit në Shqipëri, dhe rrjedhimisht dhe të bukës. Sipas këtij autoriteti, kompanitë “Agro Blend SHPK”, “Miell Tirana SHA”, “Bloja SHA”, “Atlas SHA” dhe “Atlas Mills SHPK”, që kontrollojnë tregun e importit të grurit, prodhimit dhe tregtimit të miellit kanë rritur çmimin në “bashkërendim” me njëri-tjetrin,” thuhet në lajmin e fabrikuar të portaleve klienteliste, ndërkohë që fatkeqësisht në këtë lojë kanë renë edhe disa media “serioze”.

Por cila është situata reale? A ka vërtetë një pakt të fshehtë për  të kontrolluar prodhimin në tregun e miellit, duke caktuar, madje dhe çmimet e shitjes?

Ndërsa rritja e çmimit me vetëm dhjetë lekë është realitet, përfaqësues të një serë shoqatave e mohojnë kategorikisht marrëveshjen e fshehtë, ndërkohë që shpjegojnë arsyen e vërtetë të rritjes së çmimit të bukës  që krahasuar me rritjet e tjera është i papërfillshëm.

Rritje kjo që portalet ia faturojnë kompanive të prodhimit të miellit, që është një nga elementët përbërës të bukës, me të cilën furnizohen bukëprodhuesit (furrat e bukës).

Kompanitë nuk prodhojnë bukë por miell, theksojnë  përfaqësuesit e Shoqatës së Prodhuesve të Miellit, duke këmbëngulur se  gjithsa publikohet është  sajesë, është keqinformim nga ata që fshihen pas servirjes së të tilla lajmeve nëpër portale.

 

“Çmimi i grurit në bursë aktualisht është 350 USD, nga 220-230 USD, që ishte para pandemisë e 260 USD një muaj më parë. Kjo rritje e çmimit të grurit sigurisht që ndikon në rritjen e kostos së miellit, por nuk është vendimtari në rritjen e çmimit të bukës.  Prodhuesit e miellit marim vetem koston e përpunimit që eshte rreth 80- 90 USD për ton. Fabrikat marin vetëm hakun e përpunimit, pasi nuk janë prodhues gruri por përpunues”, sqarojnë përfaqësuesit e Shoqatës së Prodhuesve të Miellit, duke theksuar se fabrikat punojnë për mbijetesë.

Nga përpunimi që i bëjnë grurit të importuar kostoja e një buke masive 600 gr rritet me pesë lekë. Pjesa tjetër e rritjes vjen nga furrat e prodhimit të bukëve, që, sipas Shoqatës së Furxhinjve janë të detyruara ta bëjnë këtë për të përballuar mbijetesën. Rritja, sipas tyre, ndjek rritjen e çmimeve të të gjitha lendëve të para jo vetëm miellit, por edhe vajit, sheqerit, letrës, majas, margarinës etj. Por edhe për të përballuar koston e shtuar në fuqinë punëtore.

“ Është e vështirë të gjesh bukëpjekës profesionistë, pasi kanë ikur jashtë shtetit. Këta që punojnë nuk paguhen më si më parë, por marrin jo më pak se një milion në muaj (të vjetra). Nëse më parë punohej në të zezë, sot kjo mundësi është pothuajse e pamundur. Pagesa e sigurimeve shoqërore, tatimi mbi të ardhurat janë të tjera kosto që i shtohen rritjes së çmimit të lendëve të para vajit, majasë, . Kështu që jemi të detyruar ta rrisim çmimin e bukës, që krahasuar me këto të mësipërmet, është rritja më e papërfillëshme.  S’kuptojmë pse bëhet kaq zhurrëm?”, vlerësojnë përfaqësues të shoqatës së prodhuesve të bukës.

Mirëpo kush fshihet pas këtij aksioni mediatik, me fshehje të të vërtetës? Në prononcimin e tyre ekskluziv për “Arberia Neës”, përfaqësuesit e Shoqatë së Prodhuesve të Miellit thanë se gjithsa është e shponsorizuar. Potencimi i lajmit të  fryrë ka si prapavijë gaditjen e industrin e pëpunimit të miellit vendase, për llogari të të tjerëve që synojnë tregun tonë.

Sipas tyre, po të ishte e kundërta, pse nuk flasin mediat e portalet për rritjen e çmimit të vaijt, sheqerit, hekurit , tullës, që për 3-4 muaj kanë shkuar mbi 50%, apo të gazit e karburanteve që mbajnë çmime të larta e të palëvizëshme edhe kur në bursë ato janë të ulura?

“Po ju japim një fakt. Falë protestave tona, Shqipëria prej vitesh nuk lejon futjen e grurit serb në treg. Ka ndodhur kjo pas protestave të Shoqatës dhe konstatimit se gruri që importohej nga Serbia ishte I një cilësia të papërshtatëshme për konsum njerëzor, ishte për ushqim kafshësh. Ndërkohë që ne kemi përjashtuar importimin e këtij gruri, vëndet e tjera të rajonit, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia vijojnë të furnizohen me grur nga Sërbia. Madje nga kompani kosovare që bëjnë çmos ta rikthejnë grurin e kafshëve në fabrikat tona. Për t’ja arritur kësa ato sajojnë lloj-lloj mënyrash, pse jo dhe sponsorizimin e fushatave mediatike, si kjo e rritjes së çmimit të bukës”.

 ©Copyright: Arberia News.net

 THEKSOJMË: Shkrimi është ekskluziv i “Arbërianews.net”, dhe gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Arbëria News.net” si dhe vendosjen në pjesën fundore të linkut të burimit. Nëse kjo nuk konstatohet çdo shkelës  i ekskluzivitetit referuar Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016, do të mbajë përgjegjësi.

Leave a comment