Erling Haaland pushtoi edhe një herë titujt e gazetave të martën pasi shënoi dy herë gjatë fitores 3-0 të Borussia Dortmund ndaj Club Brugge në Ligën e Kampionëve.
Dhe me dy golat e tij, sulmuesi norvegjez tejkaloi në mënyrë të pabesueshme brazilianin Ronaldo dhe Zinedine Zidane në listat e golashënuesve të Ligës së Kampionëve. Ai mund të jetë vetëm 20 vjeç, por Haaland tashmë ka shënuar 16 herë në vetëm 12 ndeshje në kompeticionin elitar të Evropës.
Ikona e Brazilit Ronaldo arriti të shënonte vetëm 14 herë në Ligën e Kampionëve (Champsion League) gjatë gjithë karrierës së tij ndërsa ish-mesfushori francez Zidane, sot trajner i Realit të Madridit, shënoi gjithashtu vetëm 14 gola.
Sidoqoftë, Haaland e di se ai ka një rrugë të madhe për të bërë nëse dëshiron të shkruajë emrin e tij në librat e historisë për t’u bërë golashënuesi më i mirë i Ligës së Kampionëve.
Por kjo gara nuk është aspak e lehtë pavarësisht të shifrave dhe performancës befasuese të norvegjezit.
Ylli i Juventusit dhe ish lojtari i Real Madridit, Cristiano Ronaldo qëndron në krye me 132 gola të mahnitshëm në Champions League, ndërsa Lionel Messi është i dyti me 118.
Raul Gonzales me 71 gola, Robert Leëandowski 70 dhe Karim Benzema 67 përbëjnë pesë golashënuesit më të mirë në garën më të mirë të Evropës.