Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

LËRENI BERISHËN TË VIJ VËRDALLË!

berisha-1

Nga Xhovan SHYTI –

Të enjten, pra sot në mbrëmje,  ish presidenti, ish kryeministri,  ish deputeti, ish drejtuesi shumë dekadësh i Partrisë Demokratike, pensionist-deputeti aktual Sali Berisha, ka lajmëruar nisjen e turit te tij të takimeve për të sqaruar bazën e Partisë Demokratike lidhur me vendimarrjen e “padenjë”, e të “pabesë”, sipas tij, të kryetarit në funksion Lulzim Basha, që  e ndalon atë të jetë pjesë e gurpit parlamentar të Partisë.

Nën devizën e “kthimit të sovranitetit në PD” (se kush ja ka cënuar sovranitetin vetë Berisha e di), “demiurgu i të keqes shqiptare”, siç e ka portretizuar Prof. Rexhep Qosja, Sali Berisha, ka sqaruar se “foltorja e këtyre takimeve do të jetë një bashkëbisedim me demokratë dhe demokrate që nis në Tiranë dhe do udhëtoj në mbarë vendin, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të forte dhe me të hapur”.

Ndërkohë që i pashqitshmi Sali Berisha, edhe pas shpalljes “non grata” familjarisht nga SHBA, nuk dëgjon të dal edhe në “pension politik”, demokratë e demokrate kanë nisur debatin e thelluar, duke u ndarë në të Berishës e të Lulzim Bashës, duke rrezikuar madje dhe përplasjen fizike, apo ndërmarrje aksionesh ilegale, për të cilat kryekomandanti Berisha është mjeshtër.

Është një situatë absurde e rrjedhur veç nga fakti se i ndëshkuari Sali Berisha, nuk dëgjon të zmbrapset, nuk dëgjon ti bindet statutit të partisë dhe vendimit tërësisht të përligjur të kryetarit në detyrë Lulzim Basha, nuk dëgjon të njoh ndëshkimin e Sekretarit të Shtetit amerikan, Blinken, ndërsa ka zgjedhur përplasjen, me shpresën se turmat do ta ndjekin në këtë të disatën sipërmarrje çmendurake gjatë karrierës së tij “burrështetase”.

Berisha ka zgjedhur të mosbindet e të kundërsulmojë dyshen Basha-SHBA me shpresën se kështu do të imponojë tërheqjen e tyre, edhe pse shpata ka dalë nga mylli dhe pas goditjes së parë drejt tij, përjashtimit nga grupi parlamentar, nuk mund të futet sërish brenda.

Edhe nëse dëshiron Basha nuk mund ta bëjë këtë, nuk mund t’a fus shpatën sërish në myll, pasi nga pas ka një shpat tjetër të markës “made in USA”, që është e sigurt se nuk mund të zmbrapset e të rifutet në myll pa i dhenë Berishës hakën që i takon.

Dhe shpallja “non grata” e përjashtimi nga grupi parlamentar është veç fillimi i mos ngrënies së hakut për gjithë zullumet, ndaj demokracisë e shqiptarëve, që rendojnë mbi supet e tij të rrëgjuara.

Sepse të tjerat vijnë më pas. Ato gjenden në dosjen e qepur dhe është kjo arsyeja e tërbimit të njeriut që u plak e nuk zuri mënd,  por vijon me dëshirën paranojake të trazimit të situatave edhe kur kjo nuk është e domosdoshme e nuk shërben për kurgjë.

Megjithatë Berisha e ka marrë vendimin e tij të ngarendjes absurde qytet më qytet, me fat të përcaktuar disfatën. Lëreni të vij vërdallë si një kal gërdallë, se mbase piqet në këtë thepisje moshore./ Arberia News.net

©Copyright: Arberia News.net

 THEKSOJMË: Shkrimi është ekskluziv i “Arbërianews.net”, dhe gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Arbëria News.net” si dhe vendosjen në pjesën fundore të linkut të burimit. Nëse kjo nuk konstatohet çdo shkelës  i ekskluzivitetit referuar Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016, do të mbajë përgjegjësi.

 

 

Related Posts

Leave a comment