“Mami, kur do kthehesh?”/ Surpriza e bukur që përloti mjekët e Infektivit (FOTOT)

Mjekët e Infektivit janë ata që për më shumë se një muaj po përballen me Covid-19.

Mirënjohjen e madhe për punën e lavdërueshme dhe të vështirë që po bëjnë në këtë situatë për vendin, në përballjen me pandeminë e koronavirusit, mjekët e Spitalit Infektiv e kanë ndjerë sot edhe nga Zjarrfikësit e Tiranës.

Zjarrfikësit e Tiranës janë mbledhur të gjithë bashkë pranë Spitalit Infektiv këtë të shtunë për të përshëndetur të gjithë ekipin mjekësor që po lufton çdo ditë me virusin.

“Zjarrfikësit e Tiranëa falënderojnë dhe nderojnë mjekët dhe infermierët e Spitalit Infektiv në QSUT”, shkruhet në një njoftim të bërë nga Zjarrfikësit në faqen zyrtare.

Ata kanë shkuar pranë spitalit dhe duke ruajtur distancën e nevojshme me anë të disa pankartave në duar kanë dhënë mesazhet e tyre dhe falenderimet për mjekët, një gjest i mrekullueshëm që ka bërë që disa prej mjekëve të preken, ku nuk kanë munguar as lotët.

Shpërndaje:

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

12 − 9 =