Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Mbledhja Shqipëri-Kosovë/ Rama: Të bëhemi bashkë për abetaren e unifikuar

ra-752x440

Gjatë mbledhjes së përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës, kryeministri Edi Rama ka kërkuar që të bëjnë një libër të unifikuar të abetares, me qëllim që të përdoret në të dy vendet.

 

Kreu i qeverisë u shpreh se të dyja palët duhet të punojnë fort për të krijuar librin e shenjtë laik për popullin shqiptar, për të cilin tha se në fillim do të përdoret mes dy vendeve, e më pas do synohet të përhapet në të gjithë trojet shqiptare.

 

“Dua të theksoj diçka që me Albinin e kemi gjetur si emërues të përbashkët, të vullnetit për të ekzekutuar ato që vendosim. Sot nuk jemi në një mbledhje që ka gjithmonë peshën e vet simbolike, por përtej sot me vjen mirë që jemi në një mbledhje punësh konkrete të materialuzar në punë konkrete, është prioritet që gjithçka që kemi vendosur të jetë në krye të agendës së punës së të gjithë ministrave përkatës, për të mos lejuar që në rrugën e zbatimit këto fjalë të nënshkruara të mbeten fjalë. Në mbledhjen e ardhshme do të kemi rezultate konkrete në ndërvperimin real mes njerëzve e sipërmarrjeve. Të kemi gati abetaren e unifikuar. Abetarja është një libër themeltar për këdo që hyn në rrugën e arsimit. Duhet të kemi vetëm një abetare. Në këtë vit jubilar të ndajmë sa bashku të kemi një abetare të Gjuhës Shqipe në Shqipëri dhe Kosovë dhe këtë abetare unike ta kemi në të gjitha hapësirat ku fëmijët mësojnë shqip”, tha Rama.

Related Posts

Leave a comment