Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Meta përkujton Musine Kokalarin: Simbol i rezistencës, ndriçoi për të mos u shuar kurrë

Download (2)

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka përkujtuar Musine Kokalarin, një nga të persekutuarat e regjimit komunist në vendin tonë.

Meta e cilëson Kokalarin si symbol të rezistencës dhe fuqisë së gruas shqiptare.

Ai thekson se Kokalari me idetë e saj frymëzon në çdo kohë për mbrojtjen e demokracisë, lirisë, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor.

STATUSI NGA ILIR META

Me nderimin më të thellë, përkujtojmë sot simbolin e rezistencës, të intelektuales së mirëfilltë dhe të fuqisë së gruas shqiptare, disidenten e paharruar, patrioten, aktivisten përparimtare sociale dhe politike, Musine Kokalari, që në periudhën më të errët, ndriçoi për të mos u shuar kurrë, me idetë e saj frymëzuese në çdo kohë për mbrojtjen e demokracisë, të lirisë, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor.

Related Posts

Leave a comment