Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Mik i Ahmetajt e Metës/ “Mamuthi i korrupsionit” merr dhe votat e PD-së për Këshillin e Bankës

Angjeli Caci

Kandidatura për të qenë pjesë e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, e  ish-ministrit socialist, Anastas Angjeli (që për veprimtarinë e shquar në sektorin e korrupsionit është etiketuar nga ish kryeministri Berisha “Mamuthi i korrupsionit”, nofkë kjo me të cilën njihet masivisht), ka marë vlerësime dhe superlativa jo vetëm nga socialistët, por edhe nga deputetët e PD-së në Komisionin e Ekonomisë. Garues me “Mamuthin e korrupsionit” kanë qenë 17 kandidatë për 2 vende vakante…

Faktin e ka bërë publik edhe Rrjeti Ballkanik për Gazetari Investigative në Shqipëri, “BIRN Albania”. Lidhur me këtë lajm, vërtetë butaforik, por dhe që tregon katandisjen e politikës “rilindëse” të Edi Ramës dhe asaj të PD-së së re e PD-së së rithemeluar, gazetarja e këtij Rrjeti, Blerina Gjoka shkruan;

“Komisioni Parlamentar i Ekonomisë nisi të martën dëgjesat me kandidaturat për dy vendet vakante në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, në një mbledhje maratonë që do të vijojë dhe të mërkurën për shkak të numrit të lartë të kandidatëve.

Në mesin e 17 emrave që kanë dorëzuar dokumentacionin pranë Kuvendit si kandidatë potencialë është dhe ai i ish-ministrit socialist të Financave, Anastas Angjeli.

Angjeli u mikprit nga të gjithë anëtarët e komisionit të Ekonomisë, ndërsa mori vlerësime superlative edhe nga deputetët e opozitës.

Në foto: “Mamuthi i korrupsionit” (alias: Anastas Angjeli).

Deputeti demokrat, Edmond Spaho e quajti Angjelin një “politikan të moderuar” dhe shtoi se pozicione të tilla janë  ekzaktësisht për individë që akumulojnë ‘eksperienca të jashtëzakonshme’.

“Angjeli është kandidatura ekselente për të qenë në Këshillin Mbikëqyrës,”- tha Spaho, ndërsa e cilësoi qëndrimin e tij si të pavarur nga përkatësitë politike.

Qëndrim të ngjashëm mbajti dhe deputeti i ri i PD-së, Arbi Agalliu, i cili ftoi kolegët që të ruajnë këtë lloj standardi në vlerësime.

“Banka e Shqipërisë është institucion i pavarur, por pavarësinë sot ia jep integriteti profesional,” tha Agalliu, ndërsa shtoi se bordi kërkon individë me eksperiencë profesionale.

Vlerësimet për kandidaturën e Angjelit vazhduan edhe nga deputetët socialistë.

Gjatë prezantimit të tij, Angjeli tha se kishte nisur karrierën në vitet ’80 duke punuar si oficer i bilanceve dhe kreditit pranë Bankës së Shqipërisë, para se të angazhohej në fushën akademike dhe në politikë, ku shërbeu disa herë ministër në qeverisjen socialiste 1998-2005 dhe deputet i Partisë Socialiste në 5 legjislatura.

Angjeli mbahet mend si një nga ministrat e sulmuar për korrupsion nga ish-kryesocialisti Fatos Nano, gjatë fushatës për “katarsis” brenda partisë në vitin 2001.

Ai tha se kuadri ligjor për Bankën e Shqipërisë ka nevojë për përmirësime, duke ofruar kontributin e tij në këtë drejtim.

Komisioni do të vijojë me seancat dëgjimore dhe pyetjet ndaj kandidatëve të vetëofruar, por sipas ligjit, vetëm ato kandidatura që arrijnë të marrin 28 firma deputetësh kalojnë për votim në seancë plenare”.

Mirëpo cili është portreti i Anastas Angjelit i lenë pas liste nga deputetët e dy kampeve të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, që ia kanë falur mamuthërinë korruptive dhe i kanë besuar mbikqyrjen e  Bankës së Shqipërisë?

Urdhër i veçantë i Biden për bllokimin e pasuria në SHBA 

“…Mjafton të sjellim në vëmendje të dhënat për pasurinë e tij për të konfirmuar dyshimet se Anastas Angjeli, miku në pazare i Ilir Metës dhe Arben Ahmetajt, është një nga pushtetarët më të korruptuar në vënd, pasuria të cilit besohet se është bllokuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me një urdhër të posaçëm të presidentit amerikan Joe Biden.

Pasuria e deputetit Anastas Angjeli kap vlera miliona euro dhe miliona euro ka edhe në llogaritë bankare. Sot po sjellim të dhëna vetëm për pasurinë e deklaruar në letra, pasi pasuria e tij e fshehur dyshohet se ka një vlerë prej disa dhjetëra milionë euro.

Anastas Angjeli deklaron një apartament me vlerë 330 mijë USD në Boston të Shteteve të Amerikës. Ai thotë se këtë apartament e ka blerë me kursime, por ka dyshime të forta se e ka blerë me para të pista, pasi është tepër e vështirë që të kursehen 330 mijë euro me rroga shteti, aq më tepër që ky apartament është vetëm një pjesë modeste e pasurisë së mamuthit të aferave.

Anastas Angjeli deklaron edhe një vilë me sipërfaqe 450 m2 në Shqipëri, të deklaruar në vlerën 110 milionë lekë, por vlera e saj dyshohet se është 10 herë më lartë”, – denonconte  “lajmeflesh” në një publikim të bërë në 19 qershor 2021, linkun e të cilit po e vendosim më poshtë:

https://lajmeflesh.com/vi%CE%B9a-ne-shba-shqiperi-dhe-greqi-pasuria-e-anastas-angjelit-para-me-f%CE%B1jde-miliona-euro-ne-%CE%B9%CE%B9ogari-dhe-megam%CE%B1shtrim-me-universitetin-mesdhetar-2/

 

 

Leave a comment