Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

A mund ta kenë furnizuar asteroidët Tokën, me ujin e mjaftueshëm për të mbushur oqeanet?

FBF91369-84F1-45AC-A482-C0A7B574A283

Treçereku i asteroideve që rrotullohen rreth Diellit janë të tipit C, të pasur me karbon, që ka një raport të ngjashëm të deuteriumit me hidrogjenin si uji në oqeanet e Tokës. Asteroidëte të gjitha llojeve, ishin shumë më të bollshëm kur oqeanet e Tokës u formuan rreth 4.6 miliardë vjet më parë.

Ndaj nuk është habi që asteroidët janë një pretendent kryesor për burimin e ujit që gjendet sot në Tokë. Por sa prej atyre asteroideve antikë, mund ta kishin gjetur veten në orbita që i nxitën të përplaseshin në Tokë?

Për ta zbuluar këtë gjëRebeka Martin dhe Mario Livio nga Universiteti i Nevadas në LasVegasSHBA, kryen një seri simulimesh numerike, secila me 10.000 grimca prove (në rolin e asteroideve). Saturni, Jupiteri, Toka dhe Dielli u përfshinë në eksperiment si burime të gravitetit.

Mundësia që një asteroid të përplaset me Tokën është e vogëlNdaj për të gjeneruar statistika të mjaftueshme – edhe me 10.000 grimca prove – Martin dhe Livio u përqendruan tek 3 nën-popullata, të cilat kanë më shumë të ngjarë të fitojnë një rritje të ekscentricitetit, ose prirjes që do t’i çonte ato drejt një përplasjeje me Tokën.

Këto nënpopullatjanë asteroide në rezonancën orbitale ν6 me Saturnin, në rezonancën orbitale 2:1 me Jupiterin, dhe në një zonë tashmë shumë të varfëruar të orbitave kaotike përtej Jupiterit. Kur Martin dhe Livio zhvilluan simulimet e tyre, ata zbuluan se vetëm asteroidët në rezonancën ν6 kishte të ngjarë të kishin goditur Tokën në numër të mjaftueshëm, sa për të mbushur më ujë oqeanet e saj.

Gjithashtu ata vlerësuan se sasia maksimale e ujit që mund t’i kenë sjellë Tokëasteroidët ν6,është herë më e madhe sesa sasia e ujit që mbulon aktualisht sipërfaqen e Tokës. A është kynjë justifikim i besueshëm i teorisë së asteroideve si burim pëujin e Tokës?

Jo tamam. Ndërsa sasia e ujit në oqeanet e Tokës është e thjeshtë për t’u llogaritur, sasia e ujit në mantelin e Tokës nuk dihet më siguri. Lëvizshmëria e pllakave tektonike të Tokës,sugjeron se manteli zbutet nga prania e ujit të bollshëm.

Disa vlerësime thonë se sasia e ujit aty, është deri në 10 herë më e madhe se sa në oqeaneqë njohim mbi sipërfaqen e Tokës. Vitin që shkoi Laureta Piani e Qendrës për Kërkime Petrografike dhe Gjeokimike në Francë dhe kolegët e saj, botuan analizën e tyre mbi përbërjen e 13 meteoritëve kondritë enstatikë (EC).

Në dallim nga meteoritët e kondritit karbonik, prindërit e të cilëve janë asteroidë të tipit C, meteoritët e EC kanë një përbërje izotopike të ngjashme me atë të shkëmbinjve tokësorë. Megjithëse meteoritët e EC në mostrën e Pianit nuk kishin ujë, përmbajtja e hidrogjenit në to ishte çuditërisht e lartë.

Asteroidët ‘prindër të meteoritëve të EC, kanë qenë me siguri blloqet kryesore të ndërtimit të Tokës së hershme. Nëse përmbajtja e lartë me hidrogjen e asteroideve do të shndërrohej në ujë, i gjithë inventari i ujit në Tokës mund ta ketë burimin nga asteroidët e tipit C dhe tipit EC. / bota.al

Leave a comment