A mund ta riktheni Sheshin e Flamurit?!

Nga Arbër DALMATI –

Sheshi i Flamurit ne qytetin e Vlores eshte nje shesh historik. Jo vetem per shkak te skulptures monumentale te shpalljes se pavaresise se Shqiperise me 28 nentor 1912.! Ky eshte shesh historik dhe, per periudhen mbi nje shekullore, ka qene edhe mjedisi identifikues per qytetin historik te atdheut.
Por qeverisjet e dekadave te fundit duke dashur ose te hedhin fonde per qellime te dyfishta, ose per te pretenduar se po lene gjurme duke hequr identitet, e copezuan dhe e zhbene hapesiren e lire te sheshit historik. Madje kohe me pare e kthyen nje pjese te Sheshit te Flamurit ne rruge per kalimin e automjeteve. Se fundi flitet per nje projekt te ri te cilit i kane vene dhe emrin ” pylli orbital”. Me demek do te shtojne pemet tek sheshi. Keto jane krime mbi identitetin e qytetit. Sheshi i Flamurit ka te drejten te mbetet shesh, pa objekte, pengesa e peme! Ate e kane pagezuar dhe projektuar arkitekte e artiste, studio dhe eksperte te projektimit urbanistik e arkitektural qe kane marre barren e proves prej dekadash e dekadash. Ndaleni prekjen dhe coptimin e Sheshit te Flamurit ne Vlore! Kryeminister, zoteri deputet ose kryedeputet i qytetit, se paku Sheshin e Flamurit mos e prek dhe behu i kujdesshem e riktheje ne identitetin qe pati kur burrat e kombit shpallen pavaresine e ngriten aty, flamurin e Skenderit!/Arberianews.net

Shpërndaje:

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

19 + nineteen =