“Na vjen keq por …”, çfarë po ndodh me Instagramin, 74% e përdoruesve raportojnë probleme

Rrjeti social “Instagram”-i duket se ka probleme, pasi shumë njerëz raportohet nuk janë në gjendje të përdorin aplikacionin.

Disa përdorues kanë reaguar përmes “Twitter”-it duke raportuar se aplikacioni i mediave sociale nuk po funksionon siç duhet. Aplikacioni ka rënë prej disa orësh ku përdoruesit e kanë pasur të pamundur të ngarkonin postimet.

Disa prej tyre gjithashtu kanë probleme në dërgimin e mesazheve direkte te miqtë. “Instagram” ende nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare lidhur me rastin.

Shumë përdorues po marrin gjithashtu një mesazh nga aplikacioni, ku thuhet: “Na vjen keq, por diçka nuk funksioni”.

Fqaje e njohur “Doëndetector”,ka raportuar se mijëra përdorues të “Instagram”-it po përjetojnë probleme me aplikacionin. Rreth 47 përqind e përdoruesve të “Instagram”-it nuk janë në gjendje të përdorin aplikacionin siç duhet, 27 përqind po përballen me probleme me versionin në internet të aplikacionit.

Shpërndaje:

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

19 − thirteen =