Ngjarja e rëndë e Elbasanit, mbërrijnë në spitalin e Traumës 2 nga të plagosurit

Mbërrijnë në spitalin e Traumës 2 nga të plagosurit e ngjarjes ne Elbasan.

Mësohet se Emiljan prenga 38 vjecc dhe Pavlo vuksani 50 vjec kanë mbërritur pak minuta më parë në spitalin e Traumës në kryeqytet.

Ata mbetën të plagosur ditën e sotme në qytetin e Elbasanit ku pati një përplasje mes mbështetësve të PD-së dhe PS-së.

Nga përplasja që degjeneroi në përdorimin e armëve mbeti i vrarë shtetasi Pjerin Xhuvani, ish-drejtori i LSI-së në Elbasan por që së fundmi mësohet se i është bashkuar PS-së.

Dy personat e tjerë të plagosur janë ish-oficeri i Policisë Kriminale, Pavlo Vuksani, si edhe efektivja e forcave shqiponja, Xhensila Sota.

Në polici është vetëdorëzuar Arbër Papleka, ish-efektivi i forcave RENEA, i cili dyshohet të jetë autori i vrasjes së Pjerin Xhuvanit.

(E.H/Faxweb.al)

Shpërndaje:

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twenty − nineteen =