Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Njerëzve po u futen në trup mikroçipa? Bill Gates sqaron teorinë që po ‘çmend’ botën

Capture

Një prej njerëzve më të pasur në botë, Bill Gates ka folur për teoritë konspirative në të cilat shpesh përmendet emri i tij në kontekst negativ.

Në një bisedë në Tëitter me Devi Sridhar nga Universiteti i Edinburgut, Gates komentoi një prej teorive të shumta konspirative që pretendohet se ai është përgjegjës që me vaksinimin e qytetarëve kundër coronavirusit, po u futen në trup çipa.

“Njerëzit sikur unë dhe Anthony Fauci, janë objekt i dezinformatave të shumta. Nuk e kam pritur. Nuk ka as kuptim një prej teorive që në duar po u fusin çipa. Pse do ta bëja këtë”, pyeti në mënyrë retorike Gates që njëherazi është themelues i kompanisë Microsoft.

E bija e tij 24-vjeçe Jennifer që studion mjekësinë, në shkurt të vitit të kaluar pas vaksinimit kundër COVID-19, ishte tallur në llogari të atyre që mbështesin teori të ndryshme konspirative.

“Për fat të keq, me vaksinim nuk më është mbjell në tru gjenialiteti i babait tim. Sikur mRNA-ja ta kishte këtë fuqi”, kishte shkruar ajo.

Related Posts

Leave a comment