“Nuk e prita që më shet për 3.99 euro”, Bearti i kthehet ashpër Teas

Lajmi se Tea dhe Bearti i kanë dhënë fund lidhjes së tyre ka bërë bujë në mediat rozë.

Ndërkohë, Tea është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes ditët e fundit.

Në platformën e re me pagesë të aplikacionit “Përputhen”, aktivizimi i të cilit bëhet kundrejt një pagese prej katër eurove, ajo ka rrëfyer historinë e ndarjes së saj nga Bearti.

Mesa duket, Bearti e ka ndjekur rrëfimin e Teas dhe nuk i ka pëlqyer aspak pasi ka qenë i menjëhershëm reagimi i tij në InstaStory ku është shprehur i zhgënjyer që Tea e ka “shitur për 3.99 euro”.

“Nuk i dua dramat dhe nuk i dua njerëzit të hynë në privatësinë time. Për këtë arsye kam qëndruar i heshtur jo se nuk di e skam çka me folë. Meqenëse Tea luan kartën e viktimës përsëri edhe me mua. Tani është rradha ime të flas se nuk është ashtu” – shprehet mes tjerash Bearti.

Kjo kundërpërgjigje duhet të jetë një paralajmërim, krahas së cilës ka shoqëruar një numërim prapa në mesnatën e nesërme, atëherë ku ndoshta ai do të japë versionin e tij të ndarjes nga Tea.

Kujtojmë se  ai që pranoi i pari ndarjen në rrjete sociale ka qenë Bearti, pas thumbave të njëpasnjëshëm që po i drejtonin njëri-tjetrit.

“Po gjithçka ka marrë fund. Nuk dua drama ose vëmendje, kështu që dua me e mbyll këtu këtë kapitull edhe mos me e hap më asnjëherë”, shkruante Bearti./ Icona Style

Shpërndaje:

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

6 − one =