Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Nuk ka fund saga e gjyqit për dosjen 184, shtyhet sërish seanca për dy nga të akuzuarit

rama-6-780x405

Gjykata e Dibrës nuk arriti të dalë as këtë të hënë me vendim për dy të akuzuarit e dosjes 184, Robert Aga ish shef i komisariatit të policisë Dibër dhe Hasan Hoti ish administrator i Njësisë Administrative Lurë.

Trupa gjykuese nuk doli dot me një vendim pasi mungoi i akuzuari Hoti, ndërsa avokati i tij kishte dorëzuar shkresë për arsyet e mungesës.

Duke qenë se të dy të akuzuarit gjykohen njëherësh, trupa gjyqësore nuk mori vendim, duke e shtyrë atë për në seancën e radhës e cila do të mbahet me datë 26 Korrik.

Ndryshe nga Drini Gjeci e Nuri Meda të cilët kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, ish shefi i komisariatit Robert Aga dhe ish administratori i Lurës Hasan Hoti, vijojnë sipas gjykimit të zakonshëm.

Për Gjecin e Medën prokuroria e Dibrës ka kërkuar nga 2.5 vite burg. 4 personat e lartpërmendur akuzohen për ndikim tek votuesit e zgjedhjeve të pjesshme lokale të zhvilluara në vitin 2016 në Dibër.

Leave a comment