Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Nuk kanë fund telashet për Djokovic, serbi mund të shpallet “non grata” edhe në SHBA

-800-0-65eb1c4c391ec279eba3aac99dcf1a86

Nuk kanë fund telashet për Novak Djokovic, vendimi i të cilit për të mos u vaksinuar mund t’i kushtojë shtrenjtë në karrierën e tij. Tenisti u përjashtua nga Australia vetëm dy ditë më parë duke mos marrë pjesë në Australian Open, por tashmë edhe turne të tjerë madhorë mund të mbyllin dyert për të.

Qeveria franceze la të kuptohej se edhe Roland Garros në Paris do të mbyllej për të gjithë ata që nuk vaksinoheshin, duke lënë jashtë tenistin serb. Por numri 1 në botë mund të mbetet edhe pa US Open për të njëjtën arsye.

Dy turnetë e pranverës, ai i Indian Uells dhe Majemi, kanë bërë të qartë se kanë vendosur rregullin e vaksinimit të detyrueshëm. Ndaj pritet që të njëjtën gjë ta vendosë në zbatim edhe US Open duke bërë praktikisht “non grata” tenistin serb në të gjitha aktivitetet në SHBA.

Kështu, turneu i Uimbëlldonit në Angli mund të jetë shpresa e vetme në vitin 2022 që ai të tentojë një prej turneve madhorë. Anglezët nuk kanë vendosur ende nëse vaksinimi do të jetë i detyrueshëm për pjesëmarrësit apo jo dhe Djokovic shpreson që të paktën aty të mos ketë probleme.

Leave a comment