Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Nuk i lejojnë të kalojnë në Malin e zi, qytetarët përplasen me policinë

Screenshot_12-18-1024x554

Qytetarët janë përplasur ditën e sotme me policinë në doganën e Hanit të Hotit, pasi nuk janë lejuar që të futen në Malin e Zi.

Burime për media bëjnë me dije se qytetarët nuk janë lehuar të kalojnë për shkak të masave Covid-19 pasi ata nuk kanë paraqitur testin negativ për Covid-19.

“Problemi jonë është që sot nuk mund të kalojmë, arsyeja për rregullat. Ne i kemi bërë vaksinën, por nuk na pranojnë. Kam bërë Pfizer. Këta na thanë që duhet të kenë edhe kodin personal,” tha një qytetar për “abc neës”.

Kujtojmë që për të udhëtuar në malin e Zi duhet të jeshë i pasjisur me:

Një vërtetim që kanë kaluar 14 ditë nga rivaksinimi, për vaksinat që jepen me dy doza, ose kanë kaluar 14 ditë nga vaksinimi për vaksinat që jepen me një dozë;

Një test PCR negativ Covid-19 jo më të vjetër se 72 orë, ose testin pozitiv PCR nga i cili kanë kaluar të paktën 14 ditë, por jo më shumë se 180 ditë;

Test negativ antigjen, jo më të vjetër se 48 orë;

Ata që nuk përkojnë me masat e mësipërme duhet të karantinohen Izolimi mund të ndërpritet pas një testi PCR negativ, pas ditës së gjashtë nga kalimi i kufirit.

Related Posts

Leave a comment