“Nuk po gjenden dot” armët e vrasjeve të 11 janarit/ Plas skandali i rradhës në Policinë e Shtetit dhe Prokurori

Një tjetër skandal është bërë publik si i qenë prezent në dy institucione të rendësishme të shtetit, përkatësisht në Polici dhe Prokurori. Këtë herë bëhet fjalë për armë të humbura e të grabitura, të përdorura nga individë, disa prej të cilave të gjetura nga Policia e Shtetit e të sekuestruar nga Prokuyroria, por që nuk janë magazinuar ende nën pretendimin: “Nuk po gjeden dot”.

Tetë prej katërmbëdhjetë armëve të munguara në depot e magazinimit të Gardës së Republikës rezultojnë të jenë përdorur në vrasjet e protestuesve në 11 janarin e viti 2011, shkruan “pamfleti.net”, duke rreshtuar tipa e armëve që janë pistoleta dhe automatikë.

Në shpjegim të këtij skandali i njejti njofton:

“Janë armë të humbura e të grabitura, të cilat kanë qarkulluar në duar civilësh, disa të gjetura nga Policia; por në mënyrë të kundërligjshme, janë përdorur nga komisiariatet, pa u bërë ekspertizën, madje janë përdorur pa inventar e kartelë personale.

Skandal është fakti, se disa armë kanë hyrë në depot dhe komisariatet e policisë, por nuk ka asnjë informacion për to, megjithëse Garda, po i kërkon t’ia rikthejnë; ndërsa 8 armë pistoleta e automatikë pajime trupi e shtabi; të përdorur në ngjarjet e 21 janarit 2011; janë sekuestruar nga Prokuroria, por megjithëse hetim-gjykimi ka përfunduar, ato nuk po rikthehen në Gardë, me justifikimin: “Nuk po gjenden dot”./ Arberianews.net

Shpërndaje:

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

7 + nine =