Pamje shokuese/ Lokali shpërthen në flakë, ndërron jetë 19 vjeçarja(VIDEO)

Një vajzë 19-vjeçare ka humbur jetën në Argjentinë si pasojë e shpërthimit të flakëve në tavolinën ku ishte ulur sëbashku me miqtë e saj. Lucia Costa kishte dalë me shokët dhe shoqet për herë të parë që prej momentit që filloi pandemia në San Miguel, pranë Buenos Airesit.

Pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë se një kamariere shkon në shkon në tavolinë për të mbajtur ndezur një ngrohës me bazë alkooli. Por pak sekonda më vonë gjithçka shpërthen në flakë ndërsa të gjithë të pranishmit në tavolinë përfshihen nga zjarri.

Costa vdiq si pasojë e plagëve të rënda ndërsa mediat raportojnë se 8 shokë të saj pësuan djegie të rënda. E ëma e 19-vjeçares ka deklaruar se askush nuk bëri asgjë për të shpëtuar jetën e vajzës së saj dhe se ajo do të kërkojë rejë drejtësi.

Menjëherë për ngjarjen ka nisur një hetim. Ku po hetohen tre persona për “plagosje” dhe “vrasje”. Bëhet fjalë për pronarin e lokalit, menaxherin dhe një punonjës.

Shpërndaje:

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

8 + nineteen =