Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

PARTIA DEMOKRATIKE DHE SALI BERISHA

Sali-Berisha

Nga Xhovan SHYTI –

Një debat fare pa bereqet vijon ende lidhur me të ardhmen e PD-së nën Sali Berishën dhe shpalljen e tij  e të familjes të padëshiruar (non grata) nga Shtete e Bashkuara të Amerikës .

Debatohet lidhur me faktin nëse kjo masë e rrallë ndëshkimore e Antoni Blinken, sekretarit amerikën të Shtetit, është e merituar apo kemi të bëjmë me një ngrënie haku, për interes të Xhorxh Sorosit dhe Edi Ramës, ndaj Sali Berishës të pompuar deri më sot me fraza të tilla si:” Themelues i Partisë Demokratike”; “ Rrëzues i komunizmit”; ” Sjellës i  demokracisë”, “Lider historik i PD-së”, etj., epitete që jo vetëm janë inekzistente, por që edhe po të jenë të meritueshme nëse do të krahasohen me gjëmat që Berisha i ka bërë Shqipërisë e shqiptarëve rëndojnë shumë pak.

Pa dashur ti rreshtojmë krahasueshmërisht gjëmat e Berishës po përmendim, si më të zezën gjemë, qënien e tij aktor kryesor i katandisjen së vendit në këtë farë derexheje, (midis qenies e mosqenies shtet serioz), si finale e një skenari të mirëprojektuar nga kasta e fundit komuniste, me Ramiz Alinë në krye dhe Sali Berishën zbatues perfekt të projektit “katovician”.

Falë lojës së tij aktoreske mjeshtërore, sot tridhjetë vite pas pluripartizmit Shqipëria ndodhet sërish në duart e pinjojve të nomeklaturës komuniste fanatike që rezultojnë të jenë “kapitalistët” e sukses-shëm  dhe zotëruesit e gjithçkaje me vlerë në këtë vend të drobulitur për më shumë se 45 vite komunizmi diktatorial. Çka ishte dhe objektivi final i strategjisë së Katovicës ramiziste.

Struktura e sotme e shoqërisë shqiptare: ekonomiko-financiare- politike ka qenë pika kulmore e objektivit të strategjisë së të ashtuquajturës “Katovica shqiptare”, të cilën ish pasuesi i Enver Hoxhës, Ramiz Alia, u’a vendosi si objektiv ish komunistëve të shpallur fiktivisht  “antikomunist”, ndër të cilët Sali Berisha zinte bashin e listës së të infiltruarve brenda rradhëve të lëvizjes opozitare të viteve ’90-të.

Në foto: Sali Berisha dhe Ramiz Alia.

Duam të themi me këtë se Sali Berisha është kolona vertebrale rreth të cilës Ramiz Alia ngriti  gjithë strategjinë katoviciane të dekadave të ardhëshme vijuese pas komuniste, ku e shqueshme është anarshia, destabilizimi, minimi i kapitalizmit demokratik, grabitja e pasurive nëpërmjet aferave korruptive, udhëheqësia nëpërmjet klaneve e tarafeve, politika efektmadhe komuniste “përça që të sundosh, përplasja jo për parime e ideologji por për interesa ekonomike-financiare personale, krizat etj., por asnjëherë fati euro-atlantik  dhe demokratizimi i vendit. As liria dhe mirëqënia e shqiptarëve.

Nëse ende sot ne gjendemi shumë larg premtimit të viteve ’90 për “Shqipëri si gjithë Europa”, fajin për këtë nuk e kanë ish komunistët  e konvertuar në socialistë dhe “rilindas” nëpër tribuna kongresesh, por “antikomunisti” Berisha, i  cili ndonëse pretendonte se i përkiste një force të djathtë politike, kurrë nuk qeverisi si i tillë.

©Copyright: Arbëria News.net

 THEKSOJMË: Shkrimi është ekskluziv i “Arbëria News.net” dhe gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Arbëria News.net” si dhe vendosjen në pjesën fundore të linkut të burimit. Nëse kjo nuk konstatohet çdo shkelës  i ekskluzivitetit referuar Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016, do të mbajë përgjegjësi.

Related Posts

Leave a comment