Partizani publikon axhendën, në Ballsh bëhen lëmsh

Partizani do të luajë të dielën kundër Bylisit në kuadër të javës së 27-të të Superiores. Klubi i kuq ka bërë me dije axhendën e kësaj e cila do të zhvillohet në “Air Albania Stadium”.

Fillimisht u tha se të kuqtë do të zhvendoseshin sërish në Elbasan, por përfundimisht është vendosur që “Demat” ta presin Bylisin në impiantin modern.

Sakaq në Ballsh kanë bërë me dije axhendën e takimit, por siç duket ende nuk janë njohur me atë zyrtare.

Sipas tyre ndeshja kundër Partizanit do të luhet në Elbasan në orën 16:00. Kujtojmë që për mallakastriotët kjo sfidë është shumë e rëndësishme dhe një rezultat pozitiv do t’i rriste shpresat për të qëndruar në Superiore.

Shpërndaje:

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 + 9 =