Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Pasojat post-covid, mjekët: 6% e të shëruarve përjetojnë ankth dhe depresion

-800-0-14f12d3dfa767caf1bf232d3cd4e997b

Prej gati dy vitesh e gjithë bota vuan sundimin e koronavirusit, që ka marrë me miliona jetë njerëzisht. Ndërsa, shumë prej atyre që e kanë kaluar këtë sëmundje  vazhdojnë të vuajnë pasoja post-covid

Psikologët thonë se rreth 5.8 për qind e personave, që kanë kaluar njëherë covid-19 mund të shfaqin çrregullime të ankthit ose depresionit si pasojë e gjendjes së krijuar. Sakaq, bëhet me dije se tregon se grup-moshat më të prekura janë ato midis 20 e 30 vjeç. Përveç këtyre nga këto çrregullime janë të prekura edhe grup-mosha e fëmijëve, ajo e mesme dhe ato të shtyra. Sipas psikologëve, këta persona shfaqen çrregullime të ankthit dhe depresionit, vërehet një pa rahati, por edhe mbyllje nga rrethi shoqëror.

“Shenjat te personat me çrregullime të ankthit dhe më shpesh vërehet një lloj parehatie, një tendencë e një lloj hiperaktiviteti, pa përqendrim. Pra është frika ajo që mbizotëron tek ata, një frikë e brendshme, e pa specifikuar qartë që shpërfaqet me sjellje të pa sigurisë. Ndërsa te personat depresivë gjejmë një pasivitet, një ndjenjë lodhjeje dhe një pamje e lodhur, mos interesim pra mbyllje totale në vetvete edhe kur janë prezentë në rrethet sociale dhe janë të tërhequr brenda mureve të shtëpisë”, thuhet një studim të nxjerrë nga ekspertët e shëndetësisë në Zvicër.

Ndër të tjera, ky studim tregon se  pas një karantine intensifikimi i shqetësimeve të tilla si frika, pagjumësia apo një çrregullim i stresit postraumatik është më i lartë si t burrat edhe te gratë.  Psikologu Thaçi thotë se periudha e pandemisë ka qenë shkak i ndikimit negativ për personat që kanë qenë duke përjetuar ankth dhe depresion.

Related Posts

Leave a comment