Për çfarë shpenzojnë më shumë shqiptarët?

Familjet e klasifikuara si “të varfra” shpenzojnë një pjesë të mirë të të ardhurave të tyre për t’u argëtuar, për restorante apo hotele.

Siç mund ta shihni nga të dhënat e tabelës më poshtë, përpiluar nga INSTAT dhe publikuar në Monitor.al, arsimi zë vendin e fundit kur vjen puna tek shpenzimet apo investimet e kësaj kategorie.

Të dhënat zyrtare tregojnë se familjet me të ardhura minimale shpenzojnë vetëm 0,2% të buxhetit për gjithçka që lidhet me arsimin, ndryshe nga çfarë japin për argëtimin.

Shpenzimet për këto shërbime shihet të jenë 16 herë më të larta se, ato për arsim. Siç mund të merret me mend, pjesa më e madhe e buxhetit 53,8% e tyre shkon për ushqime dhe të mirat e tjera materiale, por sërish aktivitetet argëtuese kryesojnë në listë para edukimit.

Një tjetër lloj “nënvlerësimi” vihet re dhe tek shëndeti. Njësoj si me arsimin, familjet me pak të ardhura shpenzojnë vetëm 3.3% për kujdesin ndaj shëndetit.

Një shpërndarje e tillë të ardhurash të limituara, vjen me pasoja që ndikojnë në zhvillimin dhe integritetin, kryesisht të të rinjve.

Burimi: Monitor.al
Shpërndaje:

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

10 + nine =