PËR MJEKË PA KUJTESË POLITIKE

Nga Aurel PLASARI

Është mjeke, e laureuar për mjekësi në Universitetin e Torinos dhe e specializuar në kirurgji të përgjithshme, endoskopi të aparatit tretës dhe – veçan – në psikologji kognitive, mirëpo është zonjë qytetare, që ka kurajën qytetare dhe e ushtron atë publikisht.

Meqë na thonë të dëgjojmë mjekët. Ok, por cilët prej mjekëve? Këta tanët që dalin nga dy-tri herë ditën dhe natën? Si ndihen këta, vallë, para kësaj zonje italiane?

E shqetësuar pikërisht prej manipulimit politik të epidemisë së virusit Sars-Covid-19, ajo i bën thirrje kujtesës politike për të treguar sesi brezi i saj, qysh në vitet ’50 të shekullit të kaluar, e ka pasur shumë të qartë në rrafshin e ideve se ç’është një diktaturë dhe sesi instalohet ajo, sa nga përvoja e nazifashizmit, aq edhe nga realiteti i diktaturës së modelit sovjetik.

Dhe ja këtu, pikërisht duke qenë mjeke, ajo u kujton qytetarëve italianë që Etërit kushtetues, ata që shkruan Kushtetutën, e kishin të qartë në mendje se ç’është diktaturë dhe si instalohet ajo, prandaj punuan që ta “blindojnë” atë duke bërë një kushtetutë që ta pengonte instalimin e një diktature. Konceptuan një pushtet ekzekutiv të ndarë nga pushteti legjislativ: një parlament që të bëjë ligje dhe një qeveri që t’i aplikojë ato. Përndryshe, nëse ligjet i bën qeveria, qoftë edhe me “dekrete”, kjo ndarje nuk ekziston më, sikurse ka ndodhur tani në Itali “falë dekreteve të kryeministrit Conte”, nëpërmjet të cilave janë përdhunuar të drejtat bazë qytetare: e drejta e punës, e drejta e lëvizjes etj.

Edhe një herë, pikërisht duke qenë mjeke, doktoresha De Mari konstaton paradoksin flagrant politik: që qytetarët të jenë në shërbim të shtetit dhe jo shteti në shërbim të qytetarëve.

Këtë rëndësi jetike për çdo shoqëri ka kujtesa, sidomos kujtesa politike, dhe është rasti më “i bukur” për ta ballafaquar me amnezinë – për shkaqe afektive – të shumë mjekëve tanë televizivë.

fb a.p.

Sono vecchia e mi ricordo. come ho già detto innumerevoli volte e scritto innumerevoli volte l’invasione dell’Ungheria è il mio primo ricordo dove compare mio padre. Mio padre che urla “topi di fogna e cani” vicino alla radio, una radio enorme più grossa di una televisione attuale con una parte in paglia di Vienna. L’influenza asiatica me la ricordo perché morì la sorella di mia nonna (paterna) , mia sorella più grande di me andava a scuola ed ebbe per l’Asiatica una settimana di più di vacanze a Natale e quella settimana siamo stati dai nonni (materni) Dell’Ungheria mi ricordo perché tutti gli anni ne parlavano i giornali e mio padre me li mostrava. Anni dopo ricordo le foto sul settimanale Epoca, ricordo un Cardinale rinchiuso in un’ambasciata. Mio padre mi ha parlato di politica per tutta la mia infanzia. Sapevo dei lager a 4 anni, mio padre me ne parló mostrandomi il numero tatuato sul polso di una vicina di ombrellone, a 5 sapevo delle foibe.

Gepostet von Silvana De Mari Blog am Donnerstag, 25. Juni 2020

Shpërndaje:

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

19 + 20 =