Për teriaqinjtë e letërsisë, Gilles Deleuse dhe Felix Guitarri

Nga Balil GJINI

Mille plateaux quhet libri i tyre që pason Antiedipin. Që mund të përkthehet mijra pjata (pjatanca), ose mijra rrafshira. Në përkthimin anglez është preferuar e dyta. Një nga idetë më të rëndësishme: kultura – pra edhe libri – kanë format e një peme, të një druri, apo forma bulbore, npntokësore? Sipas tyre libri klasik është i dominuar nga forma drurit, e pemës, me një bosht vertikal, tek i cili mbahen degëzat, gjethet, pra temat, idetë , etj. Është njëfarësoh kultura e arrogandes, e individuales. Libri tjetër është libri rizomatik, që shtrihet në formë bulbesh në tokë, që s’bie në sy, që shumohet me copa. Vetë autorët e librit janë për formën e dytë. Unë, vetë, për hir të së vërtetës, shoh tek kjo formë esenë e Barthit për vdekjen e autorit, ide e hedhur poshtë nga shumë shkrimtarë, të cilën mund ta përmendim ndonjë herë tjetër.
Më poshtë (me gjithë të metat që përmban kjo metodë) po hedh disa fragmente nga fundi i librit, ku mund të vërehet sërish stili gjenial i Deleusit dhe Guitarrit.

DRURI DHE RIZOMA

Druri ka dominuar realitetin dhe mendimin perëndimor, duke filluar nga botanika tek biologjia, e duke vazhduar me anatominë, gnoseologjinë, teologjinë, ontologjinë, dhe me gjithë filozofinë…: le fondement, racine, Grund, roots, fundations. Perëndimi ka një marrëdhënie të privilegjuar me pyllin dhe me shpyllëzimin; fushat e përftuara mbi pyje janë mbjellë me bimë prej farërash, objekt e një kulture fisnore, që mbështetet tek lloji dhe tipi drunor; blegtoria, nga ana tjetër, e zhvilluar mbi ugare, ka seleksionuar trajtat hierarkike kafshërore.
Lindja paraqet një tjetër figurë: më shumë marrëdhënien me stepën dhe kopshtin (në raste të tjera me shkretëtirën dhe oazin),sesa me pyllin dhe fushën; është një kulturë bulbesh që nënkupton fragmentarizimin e individit; një shtëmëngie, një vendosje në kllapa e blegtorisë, e kufizuar në hapësira të ngushta, apo e shtyrë në stepat e nomadëve… a s’ka në Lindje, veçanërisht në Oqeani, një model rizomatik që i kundërvihet modelit perëndimor të drurit? Haudricourti shihte tek kjo arsyen e kundërvendosjes midis moralit, apo filozofisë trashedentale, të shtrenjtë për perëndimorët, dhe asaj të imanencës, në Lindje: Zoti që mbjell dhe që korr, përballë Zotit që hap vrima dhe gropa. Transhedenca: sëmundje kryesisht europiane. Nuk është e njëjta muzikë, toka s’ka të njëjtën muzikë. Dhe, sidoqoftë, nuk është seksualiteti: bimët me kokrra, edhe kur i kanë të bashkuara të dy sekset, ia nënshtrojnë seksualitetin modelit të riprodhimit. Rizoma, përkundrazi, është e çliruar prej seksualitetit, jo vetëm në raport me riprodhimin, por edhe në raport me organet gjenitale. Tek ne drurqi është mbjellë në trup, ai ka ngrehosur dhe shtratifikuar vetë sekset. Ne e kemi humbur rizomën, apo barin. Henry Miller: “Kina është bari bari i keq në parcelën me lakra të njerëzimit. ( … ) Bari i keq është Nemesisi i orvatjeve njerëzore. Nga të gjitha ekzistencat imagjinare që kemi nga bimët, kafshët dhe yjet, është ndofta veç bari i keq ai që bën jetën më të mençur. Është e vërtetë se bari i keq nuk prodhon as lule, as aeroplanëmbajtëse, as Predikime përmbi male. (…) por fundja është ai që e thotë fjalën e fundit. Në fund të hesapeve gjithçka kthehet në gjendjen e Kinës. Është kjo që historianët e quajnë përgjithësisht Errësirërat e Mesjetës. S’ka tjetër rrugëdalje përveçse barit. (…) Bari ekziston veç midis hapësirave të pambjella. Ai kulmon zbrazëtinë. Futet midis dhe përmes gjërave të tjera. Lulja është e bukur, lakra është e dobishme, lulëkuqja të çmend. Por bari është shpërthim, është një mësim morali”. Për çfarë Kine flet Miller: për Kinën e vjetër, për aktualen, për imagjinaren, apo mbase për një tjetër, që do të bëhet pjesë e një harte lëvizëse?

E kemi shkruar këtë libër si një rizomë. E kemi kompozuar si pjatanca. I kemi dhënë një formë rrotullare. Por është për të qeshur: ngriheshim çdo mëngjes dhe secili prej nesh pyeste se cilën pjatancë do të merrte. Shkruanim pesë rreshta këtu, dhjetë gjetiu. Patëm përvoja haluçinante: i kemi parë rreshtat si vatgane prej milingonash të vogla që linin një pjatë për të shkuar tek një tjetër.

Shpërndaje:

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twelve + 12 =