Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Përse rrjetet socialë anonimë janë të frikshëm?

service-6

Në fund të vitit 2007, një rrjet social i quajtur Juicy Campus nisi të përhapet me shpejtësi të lartë në një sërë kolegjesh në SHBA. Por ndryshe nga Facebook, që kish përjetuar një famë të ngjashme tre vite më herët, Juicy Campus lejonte përdoruesit që të flisnin për njëri-tjetrin, dhe jo për veten.Në vend të postimit të fotografive në festa dhe thirrjeve për ndihmë në detyrat e shtëpisë, Juicy Campus ishte një rrjet social i projektuar për të përhapur thashetheme për shokët e shoqet e kolegjit. Dhe për të siguruar thashethemet më të mirë, Juicy Campus lejonte përdoruesit të postonin si anonimë.

Mund ta imagjinoni se cfarë ndodhi. Pasi nisën të shfaqen postime me bëmat seksuale të disa studentëve, apo edhe kërcënime personalë, disa kolegje u përpoqën që të bllokonin serverat e tyre. Fatmirësisht, Juicy Campus nuk zgjati shumë dhe u mbyll në fillim të 2009, për arsye se nuk mund të gjeneronte të ardhura nga reklamat për të mbijetuar.

Sot, ka një rishfaqje të rrjeteve socialë anonimë si dhe aplikacioneve të mesazheve, që duket se po fitojnë terren për shkak të zbulimeve nga Eduard Snouden se NSA-ja ka akses në pothuajse gjithcka që ndodh online.

Disa investitorë të mëdhenj po hedhin miliona dollarë në këto kompani, duke shpresuar që njëra prej tyre do të jetë aktori i madh i radhës në botën e teknologjisë. Ka aplikacione si Confide dhe Wickr, që lejojnë të dërgosh mesazhe dhe foto vetëshkatërrues.  Eshtë Telegram, që e quan veten si një alternativë më private ndaj WhatsAppit. Dhe të gjithë kemi dëgjuar për Snapchat.

Por janë dy rrjete të tjerë socialë që duket se kanë rrokur vëmendjen e të gjithëve: Whisper dhe Secret.

Të dy aplikacionet kanë siguruar mbështetje financiare. Ëhisper kohët e fundit akumuloi 30 milionë dollarë, vetëm pak muaj pasi kishte mbledhur 21 milionë. Secret siguroi 8.6 milionë nga investitorë të mëdhenj si Google Ventures. Dhe të dy aplikacionet kanë shkaktuar një debat nëse aplikacionet anonimë që nxisin përhapjen e thashethemeve janë të mirë për komunitetin e internetit në tërësi.

Duke lejuar përdoruesit të postojnë në mënyrë anonime, këta aplikacione inkurajojnë rrëfime të tillë personalë si: “Kam ndjenja ekstreme zemërimi kur njerëzit përreth meje mbllaciten apo pijnë zhurmshëm”. Por mund të nxisin edhe shpifje apo thashetheme denigrues për njerëzit. Ekziston edhe shqetësimi që njerëzit do të postojnë sekrete dhe lajme që janë të gabuar.

Kemi parë tashmë prova të kësaj, të paktën me Secret, që nisi dy muaj më parë dhe ka patur shumë postime skandalozë. Secret ka shkaktuar tashmë një pasojë për ata të industrisë së teknologjisë. Në fillim të këtij muaji, ishte rasti i Julie Ann Horvath, një ish programuese në GitHub e cila akuzoi për ngacmime bosët e saj, pasi dikush tek Secret e akuzoi se po gënjente për kontributin e saj në kompani. Postimet e saj në Tëitter për këtë cështje sollën pezullimin e një prej themeluesve të GitHub, në pritje të investigimit.

Sipërmarrësi legjendar, Marc Andreessen, i cili ka investuar në pothuajse cdo kompani fillestare në vitet e fundit, që nga Facebook tek aplikacionet e pagesave me Bitcoin, shkaktoi jo pak trazirë ditët e fundit kur ka postuar disa herë në Twitter, duke thënë që aplikacionet anonimë janë të këqinj për shoqërinë. “Ka sisteme të tjerë në të kaluarën dhe të tashmen, që janë projektuar për të nxitur sjelljen e keqe, për të shkatërruar njerëzit, për t’i bërë të tjerët të trishtohen”, shkruante ai. Andreessen nuk përmendi asnjë aplikacion, por ishte e qartë për kë fliste, duke shtuar se i sheh këta aplikacione si strehë negativiteti dhe urrejtjeje. (CNN)

Leave a comment