Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Pesë të këqija që mund të na shkaktojë i ftohti (dhe që s’kanë lidhje me ftohjen)

4654F8A7-E20F-4B7D-A272-A599CA94C8C8

Në temperatura të ulëta jemi më të ekspozuar ndaj viruseve apo çdo bakteri tjetër. I ftohti ndikon shumë në trupin tonë prandaj duhet të bëni kujdes. Më poshtë ju sjellim disa nga ndryshimet më të shpeshta që pëson trupi juaj gjatë dimrit sipas “Bright Side”:
1-Mund të keni ndonjë probleme me shikimin.
Sytë tanë janë më të rrezikuar gjatë dimrit sesa në verë. Kjo sepse ne nuk vendosim syzet e diellit në këtë stinë të vitit. Mirëpo dielli mund t’ju dëmtojë ashtu si në verë.
2-Mund të humbisni peshë.
Trupi e ka më kollaj të djegë kalori kur është ftohtë pasi përpiqet të përshtatet me temperaturat e ulta duke djegur kalori për të prodhuar nxehtësi në trup.
3-Mund të dehidratoheni.
Gjatë këtyre muajve shpesh harrojmë të konsumojmë ujë mjaftueshëm. Kjo sepse djerësisim më pak dhe si pasojë lëkura dhe trupi dehidratohen më shpejt.
4-Mund të keni dhimbje dhëmbësh.
Ajri i ftohtë arrin tek nervi i dhëmbëve duke ju shkaktuar dhimbje. Doktorët rekomandojnë të merrni frymë përmes hundës kur jeni jashtë dhe mbani një shall për ta mbajtur gojën ngrohtë.
5-Rrudhat mund të shtohen.
Lagështira, i ftohti ndryshimi drastik i temperaturave ndikojnë negativisht në lëkurë, prandaj ajo ka tendencën të thahet dhe si rezultat janë më shumë rrudha të shtuara.

Related Posts

Leave a comment