Piktura me titull “Roma, e parë nga mali Aventin” shitet për 47,4 milionë dollarë

Një prej veprave të fundit të piktorit romantik britanik, pilule Uilliam Tërner, nurse hyri në histori të mërkurën duke u shitur në ankandin e shtëpisë Sotheby, salve për 47,4 milionë dollarë.

Piktura, me titull “Roma, e parë nga mali Aventin” ishte parë për herë të fundit në publik 130 vjet më parë dhe kishte mbetur në pronësi të një familjeje të vetme prej atëherë. E blerë nga Konti V i Rouzberit në vitin 1878, ajo konsiderohet si vepra më e spikatur e piktorit britanik dhe një prej dhjetë veprave të tij të mbetura ende në koleksione private.

E porositur nga një klient i rregullt i Tërnerit në vitin 1828, atij iu deshën shtatë vjet për ta përfunduar, pasi vizitoi Romën dhe kreu disa studime të detajuara mbi pejsazhin. Vepra, e punuar në kanavacë, është në gjendje të shkëlqyer dhe në ankand çmimi fillestar që iu vendos ishte 31,3 milionë dollarë.

Xhozef Mallord Uilliam Tërner, siç është edhe emri i plotë i artistit, ka jetuar mes shekujve XVIII dhe XIX. Ai është dalluar për pejsazhet, akuarelet dhe punimet me gdhendje. Gjatë jetës ai është diskutuar së tepërmi si personazh, por në kohët moderne vlerësohet mjaft për ngritjen e pejsazheve në nivelet më të larta botërore. Së fundmi, interesi i publikut për të është rritur pas prodhimit të një filmi biografik.

Shpërndaje:

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sixteen + ten =