Plas arma mes kushërinjve në Maliq, policia arreston autorin (EMRI

Një sherr mes dy kushërinjve ka degjeneruar deri në përdorimin e armës së zjarrit. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Pogdorie në Maliq.

Dy kushërinjtë fillimisht janë konfliktuar me fjalë dhe më pas njëri prej tyre ka qëlluar me armë, por fatmirësisht nuk raportohet për të plagosur.

Policia arrrestoi autorin që qëlloi me armë, Ervin Gura, ndërsa po heton shkaqet e ngjarjes.

Paraprakisht dyshohet se kushërinjtë janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobëta.

Shpërndaje:

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fourteen + 20 =