“Po mbroj dinjitetin tim”/ Berisha shpjegon: Ja përse e padita Sekretarin Amerikan

Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë sot i ftuar në “Çim Peka Live” ku ka folur dhe për shpalljen e tij “non-grata” nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Berisha tha se padia e tij ndaj Blinken nuk i dëmton marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA-në, pasi gjyqi nuk ishte për këtë qëllim, por për të mbrojtur dinjitetin e cënuar.

Ish-kreu i PD deklaroi se pas shpalljes së tij “non-grata” fshihet Xhorxh Soros dhe Edi Rama.

Berisha: E gjitha kjo është punë e Ramës dhe miliarderit Xhorxh Soros, i cili është një nga njerëzit më të fuqishëm jashtë politikës, se nuk ka post politik ai, por është miliarderi që përdor lekët e tij më shumë se çdo tjetër në botë për pushtet politik të tij.

Peka: Keni hedhur në gjyq sekretarin amerikan të shtetit, i dëmton kjo marrëdhëniet me SHBA?

Berisha: Jo aspak, sepse çdo gjë ka të bëjë me dinjitetin. Në diktaturë kam qenë në gjendje normale, nuk kam qenë i presekutuar, por më mungonte dinjiteti. Kam dalë nga dubliciteti i intelektualit të kohës, ia kam dalë. Njeriu nuk e lëshon kurrë dinjitetin e tij.

Peka: Si ka mundësi që Rama të ketë më shumë ndikim te DASH se sa ju që keni 30 vjet në pushtet?

Berisha: Rama ka 25 vite miqësi me Sorosin kurse unë ka një përplasje ndër më të mëdhatë të kohës ndaj Sorosit, duke ditur shumë mirë lidhjet e tij të pakufijshme. Por s’mund të censurohem për lidhjet e tij. E kam denoncuar atë.

Shpërndaje:

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

18 − 17 =